Jeta në Zvicër
Bastisen bankat më të mëdha zvicerane
Komisioni për Konkurrueshmëri të Zvicrës WEKO ka filluar me bastisjen gjatë ditës në bankat më të mëdha në Zvicër UBS, Credit Suisse CS dhe partnerë të tjerë të Twint. Mediat zvicerane raportojnë për dyshimet se bankat në fjalë janë duke bojkotuar shërbimet e Apple Pay, përcjell albinfo.ch.
WEKO po heton institucionet financiare zvicerane për bojkotimin e pretenduar të Apple Pay dhe Samsung Pay. Në të njëjtën kohë, megjithatë, vazhdon një hetim tjetër kundër Apple.
Ekziston dyshimi se institucionet financiare zvicerane kanë rënë dakord të mos lëshojnë kartat e tyre të kreditit për përdorimin e Apple Pay dhe Samsung Pay duke preferuar aplikacionin zviceran të pagesave “Twint”.
Apple Pay ishte lansuar dy vjet e gjysmë më parë.
Pse po ndodh hetimi tani? “Ne kemi marrë informata të reja,” shpjegoi zëvendës-drejtori nga WEKO, Olivier Schaller për agjencinë e lajmeve AWP, përcjell albinfo.ch.
WEEK kishte kërkuar dëshmi për marrëveshjet e njëanshme. Hetimi i filluar ka gjasa të zgjasë një kohë.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













