Jeta në Zvicër
Fëmijët do të njohin më lehtë identitetin e donatorit
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, donatorët e spermës të lindur pas 1 Janarit 2001, do të kenë të drejtë të thjeshtësuar për qasje në të dhënat e donatorëve të spermës. Ata tani do të jenë në gjendje të marrin të dhënat e prejardhjes së tyre me postë, në shtëpi ose nëpërmjet një profesionisti të besueshëm të shëndetit. Në mbledhjen e 14 nëntorit 2018, Këshilli Federal vendosi ta sjellë në fuqi më 1 janar 2019, ndryshimin e ndihmesës gjatë shtimit njerëzor, transmeton Albinfo.ch.
Sipas ligjit në fuqi, personat e autorizuar, që kur hyjnë në moshën 18-vjeçare, nga Zyra Federale e Gjendjes Civile (OFEC) mund të marrin informata në lidhje me identitetin e donatorëve dhe paraqitjen fizike. Aktaulisht, OFEC jep raport me shkrim për aplikantin në zyrat e saj në Bernë, nëse është e nevojshme në praninë e një personi me trajnim në psikologjinë sociale. Shpenzimet bien në barrë të aplikantit. Nga 1 janari 2019, procedura do të thjeshtësohet: Personat në fjalë do të jenë në gjendje të kenë të dhënat në lidhje me prejardhjen e tyre, të dërguar direkt në shtëpinë e tyre, me postë.
Nëse aplikanti dëshiron, komunikimi i të dhënave mund të bëhet edhe nga një profesionist shëndetësor. Mund të jetë një mjek familjeje ose një organizatë e specializuar në psikologji. Këshilli Federal kështu merr parasysh shqetësimet e shprehura nga disa pjesëmarrës në konsultim që mbështetja sociopsikologjike mund të jetë e nevojshme edhe kur komunikimi i informatës është me shkrim. Zbulimi i prindërve të tij mund të jetë një moment i rëndësishëm në ndërtimin e identitetit.
OFEC ka operuar regjistrin e donatorëve të spermës, pasi që Akti Federal për ndihmesës gjatë shtimit njerëzor ka hyrë në fuqi në vitin 2001. Deri më tani nuk janë pranuar kërkesa për këshilla, informon Albinfo.ch. Donatorët e spermës të lindur para vitit 2001 – dmth. para hyrjes në fuqi të ligjit dhe rregullorja e tij – i referohen mjekut të asaj kohe. Gjatë një viti, janë të përfshirë vetëm disa raste. Në vitin 2019, njerëzit e parë të lindur nga dhurimi i spermës të shënuar në regjistër, do të arrijnë shumicën e tyre dhe kështu do të kenë të drejtën absolute të njohin identitetin e donatorit.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













