Tematike
Çfarë është cigarja elektronike dhe çfarë përmban ajo?
"Duhet u nisur nga ajo se cigaret elektronike janë më pak të dëmshme se cigaret e zakonshme. Por, kjo nuk do të thotë se cigaret elektronike nuk janë të rrezikshme apo janë të shëndetshme"

Se çfarë është cigarja elektronike dhe çfarë përmban ajo, përgjigjet Thomas Beutler, bashkëpunëtor shkencor në Bashkësinë Punuese për Parandalimin e Duhanit – „Tabakprävention“ të Zvicrës
Çfarë është cigarja elektronike, nga çfarë përbëhet ajo?
Thomas Beutler: Pajisja përbëhet nga disa pjesë: bateria e ringarkueshme, avulluesi elektronik, fisheku i zëvëndësueshëm (patrona) ose fisheku që rimbushet, si dhe nga pipi.
Fisheku parimisht përbëhet nga një lëng (liquid) nga nikotina, materiali aromatik, uji dhe një tretës (Propylenglycoli, lëndë ushqimore shtesë E 1520 dhe / ose Glycerina, lëndë ushqimore shtesë E 422). Shpeshherë përdoren aroma duhani, mente (pfefferminze) aroma frutash, kafeje, vanileje, ose çokolate.
Avulluesi vihet në funksion përmes rrymës nga bateria. Mjeti aktivizohet gjatë inhalimit. Në avullues nxehet lëngu nga fisheku (patrona). Gjatë thithjes së avullit (aerosolit), nikotina dhe aroma kalojnë në mushkëri. Sipas shprehive të ndryshme të tymosjes, ka fishekë (patrona) me përmbajtje më të shumtë apo më të pakët të nikotinës.
A është cigarja elektronike e rrezikshme?
Tani për këtë vendosin “shpirtrat”/ fantazmat. Duhet nisur nga ajo se cigaret elektronike janë më pak të dëmshme se cigaret e zakonshme. Por, kjo nuk do të thotë se cigaret elektronike nuk janë të rrezikshme apo janë të shëndetshme. Në kohën e tanishme, rezultatet e konsumimit të cigareve elektronike ende nuk mund të vlerësohen, prandaj ne iu sugjerojmë konsumuesve /konsumueseve që t’i shmangen konsumimit të cigareve elektronike.
Nga pikëpamja jonë, vetëm tymosësit /tymosëset që nuk mund ta ndërpresin ose nuk duan ta ndërpresin duhanpirjen, për parandalimin e rreziqeve shëndetësore, mund të kalojnë në konsumimin e 100% të cigareve elektronike.
Pse prodhohen cigaret elektronike?
Ato u zhvilluan si zëvendësim për prodhimet konvencionale të duhanit, ashtu si edhe shumë prodhime me përmbajtje nikotine, në vitet e shkuara. Mes tjerash edhe industria e duhanit tashmë me dhjetëra vite është në kërkim të prodhimeve zëvndësuese të akceptueshme për cigaret e zakonshme
Më heret në Zvicër janë shitur cigaret elektronike pa nikotinë, ndërkaq tani ato shiten me nikotinë. Pse ky ndryshim?
Deri më 24. 4. 2018 qarkullimi i cigareve elektronike me nikotinë në Zvicër ka qenë i ndaluar. Arsye për këtë ka qenë ligji. 2. Lëngjet për cigaret elektronike që përmbajnë nikotinë me një dispozitë të përgjithshme të Zyrës Federale për Sigurinë e Ushqimit dhe Çështjeve Veterinare u lejuan të përdoren për nevojat personale në sasi prej 150 fishekësh (patronash) rimbushës ose 150 mililitra lëng për një periudhë prej 60 ditësh.
Kjo dispozitë e përgjithshme pas një ankese për barrierat teknike në tregti THG (*Cassis-de-Dijon*Prinzip*3) është suprimuar nga Gjykata Federale. Me këtë duhet që shitja e lëngjeve për cigaret elektronike me përmbajtje nikotine në Zvicër të jetë në përputhje me përcaktimet ligjore të Bashkimit Evropian – BE-së në përmbajtje, paketim dhe mbishkrime. Këto janë të rregulluara me Parimet e Prodhimeve të Duhanit (2014/40 / BE) që ka hyrë në fuqi në vitin 2016.
Çfarë mund t’u propozoni lexueseve dhe lexuesve lidhur me cigaret elektronike, a duhet t’i përdorin ato, nëse po, kur dhe pse, nëse jo, pse nuk duhet t’i përdorin?
Në përgjithësi i këshillojmë jo-duhanpirësit dhe ish-duhanpirësit të shmangen nga konsumimi i cigareve elektronike, ngase rreziku për shëndetin me të gjitha të panjohurat është dukshem më i madh se mostymosja e tyre.
Duhanpirësit që dëshirojnë ta lënë duhanin, ne i udhëzojmë që në hapat e parë, t’i drejtohen ndihmës tani më të njohur dhe të hulumtuar për lënien e duhanit. Ne nuk e këshillojmë askënd që ta ndërmarrë lënien e duhanit me konsumimin e cigareve elektronike.
Duhanxhinjtë të cilët nuk duan apo nuk mund ta lënë duhanin, ne, nga pikëpamja shëndetësore mund t`i udhëzojmë, që ata t`i njohin rreziqet e sëmundjeve të kushtëzuara nga duhani, të cilat nëpërmjet të kalimit të 100%-të në cigare elektronike mund t`i redukojnë dukshëm.
Më pak të dëmshme por jo të padëmshme
Cigaret elektronike janë më pak të dëmshme se cigaret e zakonshme. Por, kjo nuk do të thotë se cigaret elektronike nuk janë të rrezikshme apo janë të shëndetshme. Në kohën e tanishme, rezultatet e konsumimit të cigareve elektronike ende nuk mund të vlerësohen,p randaj ne iu sugjerojmë konsumuesve /konsumueseve që t’i shmangen konsumimit të cigareve elektronike.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor