CH-Ballkani
Sa shqiptarë shkuan në Gjermani më 2017?
Nga Kosova kanë ardhur gjithsej 8000 vetë vitin e kaluar, ndërsa nga Shqipëria nëse viti 2016 shënoi një rënie me 26.000 vetë të shqiptarëve, në 2017-n ky numër u rrit me 1000 vetë
Imigrimi në Gjermani shënon rënie në përgjithësi. Në vitin 2017 kanë ardhur 416.000 njerëz më shumë në Gjermani se sa janë larguar. Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Visbaden, ardhjes së 1,551 milionë vetëve i qëndron përballë një shifër tjetër, largimi i 1,135 milionë njerëzve.
Në vitin 2016 imigrimi në Gjermani shënonte shifra më të larta, 500.000 vetë më shumë erdhën krahasuar me ata që u larguan. 90% e atyre që kanë ardhur në Gjermani janë të huaj, pjesa tjetër janë gjermanë, ku bëjnë pjesë edhe gjermanët e ardhur nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, raporton “DW”.
Ndër të huajt e ardhur në Gjermani numrin më të madh e përbëjnë qytetarët që vijnë prej vendeve të Bashkimit Evropian. 239.000 gjithsej. Më së shumti Gjermaninë e synojnë qytetarët rumunë (73.000), ata polakë (34.000), kroatë (33.000) dhe bullgarë (30.000) vetë, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2017, ndryshe nga viti 2016, ka pasur një rritje të numrit të ardhurve nga vendet e Ballkanit. Nga Kosova kanë ardhur gjithsej 8000 vetë vitin e kaluar, ndërsa nga Shqipëria nëse viti 2016 shënoi një rënie me 26.000 vetë të shqiptarëve, në 2017-n ky numër u rrit me 1000 vetë. Nga Serbia erdhën 6000 vetë, po kaq edhe nga Maqedonia.
Nga vendet aziatike kanë ardhur 140.000 vetë, nga vendet evropiane jashtë BE-së kanë ardhur 60.000 vetë gjithsej, ndërsa nga Afrika 35.000 imigrantë. Ndërkohë ka rënë ndjeshëm numri i të ardhurve nga Siria, Afganistani dhe Irani.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra Aeroporti i Vjenës ul limitin e lëngjeve prej 100 ml, ndërsa skanerë të rinj hyjnë në... -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë













