Shqipëria
Kompania ‘low cost’ hyn në tregun shqiptar
Dr. Rolf Castro-Vasquez thotë se ata janë në diskutimet e fundit edhe me një kompani nga Zvicra, por nuk mund të thotë ende emrin
“Germania”, operatori gjerman i fluturimeve me kosto të ulët nga Gjermania, ka vendosur që të hyjë në tregun shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur për “Monitor” nga Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana International Airport. “Ata kanë interes për të fluturuar në disa rrugë drejt Gjermanisë”, pohoi ai, përcjell albinfo.ch.
Në faqen e internetit të kompanisë nuk janë publikuar ende destinacionet dhe tarifat e fluturimeve drejt Tiranës.
Germania ka hyrë ndërkohë prej më se një viti në tregun e Kosovës, ku operon drejt destinacioneve të Parisit dhe Kopenhagenit.
Germania është një linjë ajrore gjermane me seli qendrore në Berlin. Fillimisht kompania u përqendrua në operacionet charter, por, vitet e fundit “Germania” u zhvendos në fluturimet normale të planifikuara, edhe pse disa fluturime çarter fluturojnë ende nën markën e saj. Ndryshimi në strategji ka çuar në rritje gjatë viteve të fundit dhe “Germania” tani vepron në destinacione në Evropë, Afrikë Veriore dhe Lindjen e Mesme nga disa baza gjermane.
Fluturimet direkte drejt Gjermanisë mbeten sot ndër më të shtrenjtat nga Rinasi. Nëse pret sot një biletë nga Adria Airways, apo Lufthansa për në Frankfurt, për fluturim në nëntor, vajtje ardhje, minimumi i udhëtimit kushton 250-300 euro. Ndërsa për në Frankfurt kushtojnë rreth 200 euro.
Në muajt e verës, kur çmimet e biletave fluturuan, duke arritur në 300 euro në një drejtim për destinacionet drejt Italisë, për në qytetet e Gjermanisë ato arritën edhe në 500 euro.
Sot ka 18 operatorë që fluturojnë nga Rinasi: Adria Airways; Alitalia; Austrian Airlines; British Airways; Tuifly; Lufthansa; Aegean; Turkish Airlines; Pegasus Airlines; Blue Panorama Airlines; Turkish Airlines; Blue Panorama Airlines; Air Serbia; Albawings; Mistral Air; Transavia; Volotea; Ernest Airlines.
Pjesën më të madhe të tregut e zënë fluturimet drejt Italisë, me mbi 50%, ku pjesën kryesore e ka Blue Panorama, e ndjekur nga Alitalia, Alba Wings dhe Fly Ernest.
Dr. Rolf Castro-Vasquez thotë se ata janë në diskutimet e fundit edhe me një kompani nga Zvicra, por nuk mund të thotë ende emrin.
Air Albania, operatori shqiptar i fluturimeve pritet të fillojë fluturimet së shpejti, por z. Vasquez thotë se kjo kompani nuk ka dorëzuar ende një plan fluturimesh.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














