Kinema
Filmi shqiptar “Nëntor i Ftohtë” vjen në Festivalin e Filmit në Cyrih
Për herë të parë në Festivalin e Filmit në Cyrih është ftuar filmi shqiptar „Nëntor i Ftohtë“ në konkurrencën filmi i huaj më i mirë

“Nëntor i Ftohtë” llogaritet si njëri ndër filmat më të suksesshëm të Kosovës, vlerëson për albinfo.ch, producenti i filmit, Fatmir Spahiu.
“Atje jemi në konkurrencë zyrtare për çmimin „Best New Director“ (Regjisori i ri më i mirë). Menjëherë pas San Sebastianit, marrim pjesë në ‘Cyrih Film Festival’”, shprehet Spahiu.
Filmi shfaqet në kinematë e Cyrihut gjatë muajit tetor. Premiera për herë të parë në Cyrih shfaqet të hënën më 1 tetor në kinemanë “Arthouse Piccadilly”, në Cyrih dhe vazhdon në “Riffraff 1” më 2 tetor. Në kinemanë “Corso 2” shfaqet më 5 tetor dhe të dielën më 7 tetor në “Filmpodium”.
Ky film qysh tani ka tërhequr vëmendjen e adhurusve të filmit, jo vetëm për faktin që deri më tani nuk është prezantuar asnjë film shqiptar në këtë festival, por për dramën e rëndë të atyre viteve të shqiptarëve nën pushtetin jugosllav. Në faqen zyrtare të festivalit të filmit, “Nëntor i Ftohtë“ apo “Cold November” siç prezantohet në rubrikën e filmave më të mirë të huaj, përshkruhet Kosova e fillim viteve 90-ta.
Ata shkruajnë: Është një dimër i ftohtë. Në banesën e Fadilit nuk funksionon ngrohja. Vetura e vjetër është ngrirë nga i ftohti. Në Prishtinë mbretëron një gjendje e jashtëzakonshme prej se pushteti jugosllav ka pezulluar autonominë e Kosovës. Me gjithë situatën e tensionuar, Fadili i punësuar në sektorin e shërbimeve publike, nuk e humb optimizmin dhe kujdeset me shumë dashuri për gruan dhe fëmijët e tij. Kur një ditë shefi i tij shqiptar zëvendësohet me një serb dhe kolegët e tij lëshojnë vendet e punës në shenjë proteste, ai ndodhet përballë një vendimi të pamundshëm, të qëndrojë apo të largohet. Kështu përshkruhet në webfaqen e festivalit, filmi i regjisorit Ismet Sijarina.
“Nëntor i Ftohtë” është një film që trajton fillimivitet e 90-ta, më të cilën do duhej identifikuar të gjithë shqiptarët e ikur në atë kohë nga Kosova”, thotë producenti.
Filmi është në garë për çmimin më të mirë të huaj, i cili shpërblehet me 20 mijë franga. “Nëntor i Ftohtë” do të shfaqet edhe në Selanik, Gutemburg dhe në 6 festivale tjera të mëdha botërore.
“Marrim pjesë në konkurrencën ‘filmi i huaj më i mirë’. Arritja është festivali, kurse konkurrenca vjen më vonë”, vlerëson Fatmir Spahiu.
Prej yjeve hollivudiane, aktori i njohur Jonny Dep, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë festival, i cili pas Locarnos, është festivali më i madh i filmit në Zvicër.
Filmi “Nëntor i Ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi l, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Skenarin e kanë shkruar Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati. Montazher: Vladimir Pavlovski; muzika: Jericho; producent: Fatmir Spahiu. Regjia: Ismet Sijarina.
Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me producentin dhe aktorin e filmit “Nëntor i Ftohtë”, Fatmir Spahiu të cilën ua sjellim për lexim.
Albinfo.ch: “Nëntor i Ftohtë” është ftuar, sivjet për herë të parë, të marrë pjesë në festivalin e filmit në Cyrih në mesin e filmave më të mire të huaj, çfarë do të thotë kjo për ju si producent i filmit?
Fatmir Spahiu: Është e vërtet, mundemi lirisht të themi që ky film e ka vendin në mesin e produkteve më të mira botërore sidomos evropiane të vitit 2018.
Ne në Cyrih vijmë menjëherë pas pjesëmarrjes në “San Sebastián Film Festival” festival i Kategorisë A dhe ndër më të mirët në botë me pjesëmarrje të emrave më të mëdhenj të kinematografisë botërore. Cyrihu pas tij do të jetë qershi mbi tortë.
Albinfo.ch: Ky film prek ngjarjet e rënda të viteve 90-ta, sa mund ta gjejnë vetën në këtë film diaspora shqiptare e Zvicrës, kur dihet se një numër jo i vogël i tyre kanë emigruar apo kane gjetur strehë në shtetin helvetik në po ato vite?
Fatmir Spahiu: Pikërisht, ky film ka një qasje ndryshe dhe një interpretim objektiv dhe faktik të atyre viteve. Shumica e audiencës në diasporë do të ndjejnë ankth dhe nostalgji gjatë filmit. Natyrshëm do të kujtohen ato vite që për ne janë fillimi i apart’hejdit. Askush më shumë se diaspora jonë nuk identifikohet me rrëfimin tonë.
Albinfo.ch: Çfarë ju ky shtyrë t’i futeni apo ta trajtoni një temë si kjo, pasi që për shumëkë në Kosovë kjo kujton periudhën më të keqe të jetës së tyre dhe është e mbushur me plotë vuajtje e dëshpërim?
Fatmir Spahiu: Unë si artist, por edhe si producent jam adhurues i dramave që trajtojnë temat nëpër të cilat ka kaluar një komb. Rrëfimet e rënda, sidomos ato që kam përjetuar edhe vetë. Unë, regjisori, skenaristi, aktorët, por edhe pjesa tjetër e ekipit i ka jetuar ato vite. Më saktësisht kemi qenë fëmijë në ato vite dhe kujtesa emocionale dhe përkushtimi në realizim ka qenë shumë i sinqertë dhe kjo e bënë këtë film kështu si është.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor