CH-Ballkani
Kosova, Serbia dhe pak paqe, BE të gjejë zëvendësuese të Mogherinit
Sa cinike dhe e huaj është ideja e shkëmbimit të kufijve, mund të zbulohet kur flitet me banorë shqiptarë të Serbisë jugore dhe serbët e Kosovës së veriut. Ata vuajnë nga papunësia dhe varfëria e thellë, veçanërisht e romëve, të cilët qëndrojnë në shkallën më të ulët, përcjell albinfo.ch.
Nga pikëpamja kritike e historisë së tyre, fjalimi ishte shumë larg: kështu e përmendi të dielën presidenti Aleksandër Vucic ish presidentin jugosllav Slobodan Milosevic; një “udhëheqës i madh”, pavarësisht se ai zhvilloi tre luftra dhe zhvendosjen e qindra-mijërave personave dhe përgjegjës për vrasjen e më shumë se njëqindmijë personave.
Vucic u përpoq ta theksojë edhe narrativën e vjetër të komplotit të huaj kundër “serbëve”. Ai sqaroi se në Sarajevë jetojnë vetëm gjysma e serbëve që jetonin përpara luftës, por pa përmendur se qyteti 3.5 vjet ishte qëlluar nga armata serbë e Bosnjës. Vucici akoma mendon kombëtarisht, shkruan “Der Standard”. Edhe sot ai flet për “serbët” dhe “shqiptarët”, ndërsa fjala “qytetar” praktikisht nuk merret parasysh, përcjell albinfo.ch.
Gjithsesi, sipas të përditshmes së majtë austriake, vetë kërkesa për afërsi mes shqiptarëve dhe serbëve tingëllon si “pak miqësore”. Në fjalimin e tij u bë e qartë se nuk do ketë zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës, por ai dha sinjal se është kundër ndryshimit të kufijve, diçka që e kishte trumbetuar më parë.
“Sa cinike dhe e huaj është ideja e shkëmbimit të kufijve, mund të zbulohet kur flitet me banorë shqiptarë të Serbisë jugore dhe serbët e Kosovës së veriut. Ata vuajnë nga papunësia dhe varfëria e thellë, veçanërisht e romëve, të cilët qëndrojnë në shkallën më të ulët. Këta njerëz, ndryshimet e kufijve i shohin si papërgjegjshmëri edhe e politikës europiane. Gjithashtu shkëmbimi i territoreve është edhe një sinjal fatal se grupet e ndryshme nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin. Kjo është e kundërt me atë që është përpjekur Perëndimi prej kohësh të ndërtojë në Kosovë dhe Serbi; barabarësia e gjithë qytetarëve dhe vendosja e të drejtave minoritare,” përcjell albinfo.ch.
Në fund “Der Standard” thotë se Frederica Mogherini ka humbur suksesin në udhëheqjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, dhe për të pasur sukses, Brukseli duhet të gjejë një ndërmjetës/e tjetër europiane.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












