CH-Ballkani
Mirë dhe lirë: Tirana mes top-10 qyteteve në Evropë
“Daily Mail” e ka renditur kryeqytetin shqiptar në mesin e dhjetë qyteteve më të mira për çmimet më të lira
Po mendoni një vend për të vizituar, por jeni lodhur nga vendet ku shkoni zakonisht? Ndoshta është koha të mendosh jashtë “kornize”.
Kështu nis artikulli i “Daily Mail”, që rendit dhjetë vende që ia vlejnë të vizitohen, por ku më kryesorja është kursimi nga udhëtimi që nuk do ju zhgënjejë.
Shikoni listën tonë për udhëtimet me buxhet më të mirë, mund të mos jenë në listën tuaj të vendeve që shumica e njerëzve preferon, por ia vlen që t’i eksploroni, shkruan DailyMail.
Më tej prestigjiozja britanike vë në dukje për lexuesit e saj se ata do të habiten nga sa do të kursejnë duke udhëtuar në këto destinacione, transmeton “TCH”.
Mes 10 vendeve në listën e DailyMail është edhe Tirana. “Një tjetër destinacion ndoshta më pak i mundshëm për fundjavën, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me një dell aventure. Duke vizituar muzetë historike dhe duke ecur përgjatë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e epokës komuniste, rekomandohet një udhëtim në Bunk’Art. Ky është një art bashkëkohor dhe muze i historisë moderne i vendosur në një ish-bunker të Luftës së Ftohtë. Në sheshin Skënderbej në qendër do të gjeni edhe shtëpinë e operës”, shkruan DailyMail për Tiranën, përcjell albinfo.ch.
Top-10
- Dole, Francë
- Kosice, Sllovaki
- Aarhus, Danimarkë
- Varshavë, Poloni
- Rovaniemi, Finlandë
- Lviv, Ukrainë
- Tirana, Shqipëri
- Bari, Itali
- Bourgas, Bullgari
- Izmir, Turqi
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













