Jeta në Zvicër
Kërkohen konsumatorët që në vend të benzinës, mbushën veturat me dizel
"Në vend të benzinës, në pompë kishte naftë", pohon një lexues i indinjuar, i cili të premten ka dashur të mbushë lëndë djegëse në Rümlang
Pas një gabimi nga fillimi i javës në Landquart, kur një pompë me gaz ishte e mbushur me lëndë djegëse të gabuar, edhe në Rümlang ndodhi një gabim i ngjashëm. Dihet se deri më tani janë prekur dhjetëra konsumatorë.
“Në vend të benzinës, në pompë kishte naftë (dizel)”, pohon një lexues i indinjuar, i cili të premten ka dashur të mbushë lëndë djegëse në Rümlang. Jane Nüssli nga “Shell”, për “20 Minuten” ka konfirmuar se në pompë ka pasur lëndë djegëse të gabuar: “Të premten rreth orës 14.00 ka ndodhur një përzierje produkti gjatë procesit të shkarkimit”. Përse ka ndodhur gabimi, tani është duke u hetuar.
Nussli vlerëson se rreth 25 konsumatorë të benizineABs Pa qlumb dhe 30 të atyre me naftë janë të prekur nga ky rast. “I lusim të gjithë konsumatorët e automjeteve të prekura, të paraqiten personalisht në pikën e karburanteve ose të njëjtën ta kontaktojnë me telefon”. Dëmi do të mbulohet nga sigurimi i kompanisë, përcjell Albinfo.ch.
Mbrëmjen e së premtes, pompa e shpërndarjes së lëndës djegëse ishte mbyllur. Pasditen e së shtunës, rezervuaret janë zbrazur, ndërsa wjat%K3eAB të njëjtës ditë do të fillojë shitja normale e bëniznës pa 95 dhe naftës.
Sipas dëshmitarëve të rastit, Policia Kantonale e Cyrihut ka qenë e pranishme në vendngjarje dhe e ka konfirmuar rastin.
Të hënën e kaluar, një gabim i ngjashëm kishte ndodhur në pikën e karburanteve të Coop Pronto në Landquart. “Të dy rastet nuk kanë ndonjë lidhje të përbashkët”, thotë Nussli.
Sipas TCS, rreth 10.000 automjete mbushen gabimisht me lëndë djegëse në Zvicër. Në pjesën më të madhe të rasteve, benzina përdoret në vend të naftës. E kundërta pothuajse nuk mund të ndodhë, për shkak të rubinetës me madhësi të ndryshme. Po qe se ndodhë, veprimi bëhet gjatë mbushjes së rezervuarit me kanistër rezervë.
Nëse benzina hidhet në një rezervuar të naftës, mund të shkaktohen shumë dëme, varësisht nga sasia. Sasi të vogla të benzinës mund të digjen mirë, por nëse kjo rezulton shumë keq, makina nuk duhet të ndizet, ka theksuar për Radio Südostschweiz, Romano Caflisch nga Garazhi Alpina Chur. Nëse vëreni ndonjë gabim, në asnjë mënyrë nuk duhet të ndizni veturën.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













