Kosova
Sejdiu kërkon që Kuvendi ta nxjerrë platformën për dialogun
Deputeti Dardan Sejdiu ka theksuar se në platformë duhet të futet pika ku deklarohet qartazi se jemi kundër ndarjes së Kosovës
Shefi i deputetëve të PSD-së, Dardan Sejdiu, në ‘Interaktiv’ të KTV-së ka thënë se me deklaratat e John Boltonit, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, për pajtim në rast të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, po bëhet e qartë që të bëhemi gati seriozisht për dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se për këtë arsye kërkojnë që një platformë për dialogun me Serbinë të votohet me dy të tretat në Kuvend. Sejdiu ka theksuar se në platformë duhet të futet pika ku deklarohet qartazi se jemi kundër ndarjes së Kosovës. Deputeti i PSD-së ka thënë se diskutimi për kufijtë është i papranueshëm për vendin. Ai ka bërë të ditur se u kanë dërguar ftesa LDK-së dhe VV-së për seancë të jashtëzakonshme, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje.
Duke folur për zhvillimet e fundit, Sejdiu ka th%3. se fjalori i kryeministrit Ramush Haradinaj është i papranueshëm. “Kryeministri nuk bën ta përdorë atë fjalor dhe kërkoj nga opozita që të bashkohemi dhe ta rrëzojmë këtë Qeveri dhe këtë kryeministër”, është shprehur Sejdiu. Sipas tij, zgjidhja e sistemit të drejtësisë është vettingu.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














