Jeta në Zvicër
Qendër e re për azilkërkuesit në Zvicër
Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) tani do të iniciojë procesin e miratimit të planifikimit për ndërtimin e qendrës së re në hapësirat e Wintersried në Schwyz, në shtator
Këshilltarja federale, Simonetta Sommaruga, zhvilloi një diskutim të mëtejshëm me përfaqësuesit e kantoneve të Zvicrës Qendrore rreth vendndodhjes së ardhshme të Qendrës federale të azilit – Zvicra Qendrore. Sekretariati shtetëror për migrim (SEM) tani do të iniciojë procesin e miratimit të planifikimit për ndërtimin e qendrës së re në hapësirat e Wintersried në Schwyz, në muajin shtator.
Kjo do të sigurojë që Zvicra Qendrore të ketë një qendër azili federale për procedurat e reja të përshpejtuara edhe pas anulimit të qendrës së përkohshme në Glaubenberg. Paralelisht, do të kontrollohen edhe vende të tjera alternative të mundshme, përcjell albinfo.ch.
Viteve të fundit, Konfederata, së bashku me kantonet qendrore zvicerane, ka shqyrtuar 15 vende të mundshme në detaje. Nga këto, vendi në pronësi të shtetit në komunën e Schwyzit përmbush kërkesat strukturore, operacionale dhe ekonomike, të cilat më së miri u përcaktuan së bashku me të gjitha kantonet në një konferencë për azil. Qendra e planifikuar e azilit është lehtësisht e qasshme gjatë gjithë vitit dhe mund të ndërtohet ekonomikisht dhe të operohet në mënyrë efikase.
Përveç kësaj, lokacioni Schwyz ofron sigurinë më të madhe të planifikimit. Prandaj, në dhjetor 2017, Këshilli Federal përcaktoi vendin Wintersried në Schwyz në planin sektorial të azilit si vend për një qendër federale të azilit.
Konfederata tani do të iniciojë aplikimin për leje ndërtimi, për ndërtimin e qendrës në Shwyz në shtator, për të siguruar që një qendër federale të azilit që mund të operohet në Zvicrën Qendrore edhe pas mesit të vitit 2022.
Deri atëherë, procedurat e azilit të përshpejtuara mund të kryhen në Qendrën e përkohshme në Glaubenberg në Kantonin Obwalden. Ky hap do të merret në konsultim me Komitetin drejtues të grupit punues për ristrukturim (AGNA). Për Komitetin drejtues është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje që do të mund të zbatohet nga mesi i vitit 2022.
SEM është gati të tërheqë aplikimin e miratimit të planit për Schwyz, nëse qeveria federale, kantonet dhe komunat bien dakord që deri në fund të shtatorit 2019 të lidhen me një alternativë dhe ekuivalencë me lokacionit Wintersried, vendin për një qendër federale për azilkërkuesit.
Qeveria federale dhe kantonet kanë rënë dakord në mënyrë unanime për parametrat dhe procedurat themelore për planifikimin e qendrave të reja federale të azilit, në një deklaratë të përbashkët në vitin 2014: Në rajonin Tiçino dhe Zvicrës Qendrore për azil, qeveria federale do të operojë dy qendrat e azilit në të ardhmen. Një nga këto dy qendra të reja do të ndërtohet sipas një marrëveshjeje midis Konfederatës dhe kantoneve të kësaj zone të azilit në Zvicrën Qendrore, tjetra në Kantonin e Tiçinos.
Në pesë rajonet e tjera të azilit, në periudhën afatmesme do të jenë të disponueshme struktura të mjaftueshme për të zbatuar procedurat e përshpejtuara të azilit sipas Ligjit të ri të azilit.
Qendrat e azilit federal janë një element thelbësor në përshpejtimin e procedurave të azilit, të cilat popullata votuese i miratoi më 5 qershor 2016 me 66.8 për qind vota. Këshilli federal ka vendosur të paraqesë procedurat e reja dhe të përshpejtuara të azilit në Zvicër nga data 1 mars 2019.
Procedura e lejeve të planifikimit (PGV) korrespondon me një procedurë për leje ndërtimi. Këtu, FDJP është duke shqyrtuar, po që se respektohen normat në përputhje me një rregullore të planifikuar për qendër federal azili, kushtet teknike dhe kërkesat ligjore, veçanërisht në lidhje me planifikimin e përdorimit të tokës dhe mbrojtjen e ruajtjen e mjedisit. Përfshihen kantonet e prekura, komunitetet dhe individët privatë. Atyre ju ofrohen mjetet juridike të zakonshme kundër një vendimi për leje të planifikimit.
Me PGV në zonën e azilit, do të arrihet koordinimi më i mirë, si dhe thjeshtësimi dhe përshpejtimi i procedurave të miratimit të Ligjit për ndërtim. Prandaj, në fushën e azilit, PGD është një element i rëndësishëm për një zbatim të shpejtë dhe të suksesshëm të paraqitjes së procedurës së azilit.
SEM ka filluar tashmë PGV për vende të ndryshme, të tjerat janë në përgatitje e sipër.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet Fundi i lidhjes së fluturimit të Austrian Airlines midis Grazit dhe Vjenës ka qenë në diskutim... -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona













