Jeta në Zvicër
Zvicra do të zgjerojë rrugët, për shkak të numrit të madh të xhipave
Tema kryesore në Zvicër është nëse rrugët në vend duhet të zgjerohen. Për shkak të numrit të madh të xhipave, rrugët janë bërë shumë të ngushta, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet dhe ekspertët vlerësojnë se zgjidhja e vetme është zgjerimi i rrugëve. Përndryshe, rreziku nga aksidentet po rritet. Disa shoqata të inxhinierëve rrugorë në vend kanë filluar të punojnë në hartimin e standardeve të reja të gjerësisë së rrugëve. Mbështetje për këtë kanë marrë nga Shërbimi Federal i Rrugëve.
Sipas statistikave të hollësishme, çdo i treti automjet i regjistruar në Zvicër dy vjet më parë ishte një model xhip SUV. Modeli më i shitur aktualisht është Mercedes GLC, pastaj vjen BMW X1, ndërsa Volkswagen Tiguan është shitur pothuajse sa Golfi.
Hulumtimi i ekspertëve ka ardhur në përfundimin se gjerësia mesatare e makinave është rritur me 12 centimetra, krahasuar me makinat që nga fillimi i viteve 1990. Disa automjete, si Cadillac Escalade, madje e tejkaluan vlerën prej dy metrash, 2.06 metra. Shoferët kanë njoftuar se po bëhen shumë të pasigurta garazhet shumëkatëshe.
Zvicra po planifikon të zgjerojë rrugët nga dhjetë deri në 50 centimetra. Rrugët kombëtare aktualisht kanë një gjerësi të trafikut midis 3.25 dhe 3.75 metra. Rrugët malore dhe rrugët e qytetit zakonisht janë më të ngushta. Kamionët gjithashtu do të përfitonin nga ky zgjerim.
Kanë reaguar gjithashtu aktivistët për mbrojtjen e mjedisit. Ata mendojnë se duke zgjeruar rrugët për xhipat, rrezikohet përmbushja e qëllimeve të mbrojtjes së klimës.
Kritika e ashpër vjen nga ekspertë të sigurisë. Ata theksojnë se rrugët më të gjera do të çonin në trafik më të shpejtë, gjë që çon direkt në rritjen e rrezikut të aksidenteve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














