E-Diaspora
Cilat janë problemet e mërgimtarëve në Zvicër
Si sukses të punës së ambasadës së Kosovës në Bernë, Musliu e konsideron themelimin e Grupit të Miqësisë me 22 deputetë zviceran
Diplomacia kosovare ka kapacitete që në mënyrë diplomatike t’i kundërvihet lobimit serb kundër Kosovës.
Kështu thotë këshilltarja në Ambasadën e Kosovës në Bernë, Fatmire Musliu.
Në një intervistë për “KosovaPress”, Musliu ka thënë se ambasada e Kosovës në Bernë ka kapacitet për lobim, por që nuk ka staf të mjaftueshëm për t’i kryer shërbimet që kërkohen nga bashkatdhetarët atje.
“Jam më se e bindur se në diplomacinë e Kosovës ka kapacitete për t’iu kundërvu në mënyrë diplomatike lobimit serb, varet sa na lejohet me vepru. Por, kapacitete kemi dhe ata e bëjmë punën e tyre, në punën tonë, unë nuk e humbi kohën me u marr se një diplomat serb që po e mbron vendin e vetë, por fokusohem në punën time ta mbroj edhe unë vendin tim dhe të gjitha argumentet çoftë historike dhe çoftë politike janë në anën time.
Sa i takon punës së lobimit kemi staf të mjaftueshëm varet, duhet të shkoj gjithmonë edhe në proporcion me shtetin, në proporcion me buxhetin e shtetit, në proporcion me mundësitë e shtetit do të thosha kemi staf të mjaftueshëm, por sa i përket për shembull nevojave të qytetarëve zakonisht ata janë me qindra mijëra, ne jemi me dhjetëra që është pak disproporcionale”, ka bërë të ditur Musliu.
Ajo ka sqaruar edhe punën që bënë ambasada në Bernë, e që sipas saj ofron për bashkatdhetarë të gjitha dokumentet e gjendjes civile, pasi që interesimi i tyre është mjaft i madh për t’u pajisur me dokumente të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi një ambasadë një seksion konsullor brenda ambasadës në Bernë, pastaj kemi konsullatën të përgjithshme në Gjenevë dhe kemi edhe një konsullatë në Cyrih, për nga shtrirja shpërndarja qëndrojmë mirë, megjithatë në raport me një numër shumë të madh të bashkatdhetarëve është prapë se prapë bukur e vështirë për t’iu dhënë shërbime si ata i dëshirojnë, edhe pse ne bëjmë përpjekje maksimale që në afate jashtëzakonisht të shkurta t’i përpunojmë lëndët e tyre”, u shpreh Musliu.
Ajo shtoi se shqetësim për mërgatën mbetet Kartoni i Gjelbër. “Sa i takon për shembull Kartonit të Gjelbër natyrisht që janë pak jo ndoshta të shqetësuar, por të indinjuar. Nuk është puna që ndoshta mërgimtarët nuk mund ta paguajnë një taks që e lyp këtu në kufij, janë më shumë të indinjuar pse iu kërkohet, dhe pse në atë mënyrë,pse ndalen në kufi, pse bëhen radhë, pse ndoshta priten keq, pse ndoshta nuk kuptohen shqetësimet e tyre”, ka deklaruar ajo.
Si sukses të punës së ambasadës së Kosovës në Bernë, Musliu e konsideron themelimin e Grupit të Miqësisë me 22 deputetë zviceran, të cilët sipas saj mund t’i shfrytëzojnë për lobim pozitiv për vendin.
“Nuk është pak për një ambasadë të vogël siç është Kosova, asnjë shtet nëse nuk gaboj Bosnja e ka një grup të tillë, por shumica e shteteve të rajonit nuk e kanë, dhe aty ku të jepet mundësia aty duhet të depërtosh nuk varet prej kuantitetit, varet nga kualiteti”, ka thënë ajo.
Vite më parë Fatmire Musliu ka shërbyer në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Berlin, dhe në Shtutgart.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















