CH-Ballkani
Britania e Madhe dhe Gjermania, kundër ndarjes së Kosovës
“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese”, ka thënë ambasada britanike në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë në Kosovë kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.
“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese”, ka thënë ambasada britanike në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
“Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi”.
“Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet”.
Ambasada e Gjermanisë ka thënë se shteti më i fuqishëm brenda BE-së është kundër ndryshimit të kufijve.
“Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur”, thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.
Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.
DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën negative
Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është i hapur për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por jo dhe për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë se në dialogun politik në Bruksel do të flasë edhe për mundësinë e bashkimit me Kosovën, të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai pajtohet që të ketë ridefinim të kufijve me shqiptarët.
“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për përkufizimin e kufijve me shqiptarët, në mënyrë që ta kemi territorin për të cilin nuk dihet se kush si e trajton dhe kujt i përket. Ky territor është gjithmonë burim për konflikte të mundshme”, është shprehur Vuçiq.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












