Jeta në Zvicër
Më së shumti adoptohen fëmijët nga Ballkani
Në Zvicër brenda vitit jepen për adoptim gjithsej 30 foshnja. Në shumicën e rasteve janë fëmijë të të pamartuarave nga Ballkani
Githnjë e më të rralla janë rastet kur çiftet adoptojnë fëmijë në Zvicër. Gjatë 2011-ës janë shënuar vetëm 509 raste të birësimit. Bazuar në statistika është numri më i vogël që nga 1981. Gazeta zvicerane «Der Sonntag» i ka publikuar këto të dhëna nga Zyra Federale për Statistika.
Brenda 15 vjetëve numri i birësimeve është përgjysmuar. Brenda 30 vjetëve shifrat kanë shënuar rënie në dy të tretat, nga 1600 në 509 fëmijë të adoptuar. Siç pohon Instituti i Zvicrës për Adoptime, shkaktar për këtë rënie është progresi në mjekësinë riprodhuese.
Shumica e çifteve i nënshtrohen fekondimit artificial. 3000 lindje në vit në Zvicër janë fryt i fekondimit artificial. Me dëshirën për t’u bërë nënë e një fëmije, gratë gjithnjë e më shumë po përdorin edhe metodat që janë të ndaluara në këtë vend. Për këtë arsye ato duhet të kërkojnë zgjidhje jashtë vendit.
Një arsye tjetër për zvogëlimin e numrit të birësimeve është Konventa e Hagës, e cila ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve.
Në Zvicër, sipas gazetës “Sonntag” brenda vitit jepen për adoptim gjithsej 30 foshnja. Të porsalindurit janë në shumicën e rasteve fëmijë të të pamartuarave nga shtetet e Ballkanit. Pasi që fëmijët jashtëmartesorë te ata (ballkanasit) konsiderohen si diçka e turpshme (kori), këta fëmijë herë pas here jepen heshtazi dhe me lehtësi për adoptim.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











