Shqipëria
Për tetë muaj, më shumë se tre milionë turistë
Në korrik të vitit 2017 kanë hyrë 860 mijë pushues, ndërsa në korrik të vitit 2018 kanë hyrë 1 milion shtetas
“3 milionë e 137 mijë vizitorë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë gjatë periudhës janar -korrik 2018”, është shprehur ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi.
Klosi tha se, “muaji gusht pritet të jetë më i frekuentuar pasi pushuesit shtohen më shumë në zonat turistike. Edhe pse moti nuk ishte favorizues dy muaj më parë, statistikat tregojnë se nga janari në qershor, kemi një rritje të numrit të pushuesve me 12.5 % më shumë se një vit më parë. Të dhëna këto zyrtare nga sistemi TIMS i policisë së shtetit”, ka shtuar ministri, përcjell albinfo.ch.
Edhe në muajin korrik kishte më shumë turistë. “Në korrik të vitit 2017 kanë hyrë në territorin tonë 860 mijë pushues, ndërsa në korrik të vitit 2018 kanë hyrë 1 milion shtetas, rreth 19% më shumë krahasuar me një vit më parë. Hyrjet në aeroport në periudhën qershor- korrik 2017,147 mijë shtetas të huaj po në të njëjtën periudhë të 2018-ës 192 mijë shtetas të huaj. Pra, rritja me një vit më parë është mbi 30%”, u shpreh Klosi.
Ai shtoi se, “rritja e hyrjes së shtetasve të huaj në periudhën qershor – korrik 2017 krahasuar me po të njëjtën periudhë të viti 2016 ka qenë vetëm 3%, ndërsa në periudhën qershor -korrik 2018 kemi një rritje me 17 % me një vit më parë”.
E-Diaspora
-
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris Festimet për Pavarësinë e Kosovës bashkojnë shqiptarët në kryeqytetin francez... -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













