Kosova
Përfaqësuesit e diasporës kërkojnë respekt nga institucionet
Përfaqësuesit e diasporës në një takim që kanë pasur me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinja i kanë shprehur atij brengat që kanë, transmeton albinfo.ch.
Në emër të tyre foli Emrush Çeku i cili kërkoi respektim të diasporës nga institucionet e vendit. Ai ka thënë se nuk duhet që ata që duan të investojnë në Kosovë të maltretohen me pagesën e kartonit të gjelbër.
“Që shumë vite ne vijmë dhe në kufi e paguajmë kartonin e gjelbër që nuk është e arsyeshme. Po ndihemi të injoruar dhe disi të dëmtuar moralisht që neve na pyetshin në kufi përpara, sa do të qëndrosh në Kosovë”, ka thënë ai. Ndërsa kreu i Ekzekutivit kosovar u ka premtuar mërgimtarëve vazhdimin e punëve për përmirësimin e gjendjes për të sjellë investitorë. Për këtë Haradinaj pas takimit ka thënë se po ka hezitime nga ana përfaqësueseve të diasporës. Ai vlerësoi lart rolin dhe kontributin e mërgatës në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova.
“Këshilla ime për ju është që ju jeni shqiptarë dhe jeni të këtij vendi, por të bëheni shtetas të mirë të vendeve ku jetoni. Kemi probleme me investime edhe të diasporës, le më të huajt kanë hezituar, disa probleme që kanë shkaktuar që të mos investojnë në Kosovë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












