Ekonomi
Top 25 dinastitë më të pasura të botës, shumica nga Europa dhe SHBA
Ata quhen Walton (151 miliardë), Koch (99 miliardë) ose edhe Kvok (34 miliardë dollarë) dhe shumica vijnë nga SHBA dhe Europa. Në vijim albinfo.ch ju prezanton 25 familjet më të pasura, pse jo edhe më të pushtetshme, të botës.
25 klanet më të pasura të botës janë njëherësh edhe forcat më me ndikim tërthorazi. Në shikim të parë shumica e tyre përqëndrohen në Amerikën Veriore dhe Europë, shkruan Bloomberg, e cila nuk ka përfshirë në listë themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, për shkak të moshës së re si biznes.
Shumica e klanit më të pasur europian shtrihet në gjysmëharkun Itali veriore, mbi Zvicër, Gjermani, Francë, Belgjikë dhe vijon për në Hollandë për t’u mbyllur në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për një zonë mjaf të dendur europiane, e cila ka edhe rutat më të rëndësishme tregtare.
Familja më e madhe e birrarisë është e Anheuser-Busch InBev, e cila rrënjët i ka nga shekulli i 14 në Belgjikë dhe sot pasardhësit e saj janë familjet belge Van Damme, de Spoelberch dhe de Mevius, që sëbashku përbëjnë dinastinë më të madhe europiane. Në shekujt e fundit kjo dinasti është marrë edhe me artikuj luksoz në Paris, si familja Dumas me markat Hermès dhe Chanel. Në të njëjtën kohë në Basel ata zhvilluan industrinë kimike, në 1896 Fritz Hoffmann-La Roche krijuan firmën e sotme Roche. Në vijim keni 11 familjet më të pasura, të cilat aktivitetin e tyre e kanë shtrirë në këtë gjysmë hark të Europës.
①Van Damme, de Spoelberch, de Mevius
②Dumas
③ëertheimer
④Quandt
⑤Boehringer, von Baumbach
⑥Albrecht
⑦Mulliez
⑧Rausing
⑨Dassault
⑩Hoffmann, Oeri
⑪Ferrero
Megjithatë Top 3 dinastitë më të pasura të botës vijnë nga SHBA. Vendi i parë është për Waltons, e cila është gjenerata e tretë me tregtinë e Walmart. Perandoria e Koch merret me brendet si energji, kimi, asfalt, prodhime ushqimore. Familja Mars (90 miliardë dollarë) merret me prodhimet e çokoladës.
10 nga 25 familjet më të pasura vijnë nga SHBA
①Walton
②Koch
③Mars
④Cargill, MacMillan
⑤Cox
⑥Pritzker
⑦Johnson
⑧Duncan
⑨Hearst
⑩Lauder
Statistikat janë marrë nga 15 qershor 2018. Shumë nga klanet amerikane, fjala vjen Walmart, shënojnë periudhën e artë duke konkurruar firma si Amazon në tregun online.
Hapësira aziatike ka vetëm tre dinasti në Top 25
Familja Ambani (43.4 miliardë dollarë) nga India merret me tekstil dhe naftë. Kjo sëbashku me investitorin e pasurive të patundshme Sun Hung Kai (Hong Kong) nga familja Kvok (34 miliardë dollarë) dhe Samsung (31 miliardë dollarë) përbëjnë treshen e dinastive më të pasura të Azisë. Vitin e fundit, Samsung, ka luftuar me një skandal; ku nipi i themeluesit të saj Lee Jae Yong, u shfronësua nga presidenti koreanojugor Park Geun Hye.
①Ambani
②Kvok
③Lee
Një krahasim: dinastia Waltons në 1983 kishte pasuri sa 62 mijë shtëpi mesatare amerikane, ndërsa 30 vjet më vonë ata grumbullojnë pasuri sa 1.8 milion shtëpi mesatare amerikane të marra sëbashku.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













