Lifestyle
Filmi ‘Jurassic World’, i pari për nga përfitimet
Filmi “Jurassic World: Fallem Kingdom” e ka mbajtur vendin e parë në arkat filmike edhe në javën e dytë të shfaqjes. Sipas Boxofficemojo.com, vazhdimi i “Jurassic World” i fitoi 60 milionë dollarë brenda dy javësh.
Në këtë film bëhet fjalë për dinozaurët në ishullin Isla Nubar, ku një vullkan është gati të shpërthejë dhe t’i shfarosë dinozaurët e ngujuar në ishull. Në një gjykatë votohet që dinozaurët të lihen të zhduken nga vullkani, kështu që protagonistët e filmit, Owen dhe Claire, vendosin të shkojnë t’i shpëtojnë ata me ndihmën e disa mercenarëve, përcjell albinfo.ch.
Vendin e dytë e zë filmi i animuar me superheronj “Incredibles 2”, duke i fituar edhe 45.5 milionë dollarë nga e premtja deri të dielën. Filmi bën fjalë për familjen e superheronjve, të cilët gjatë një misioni kanë bërë një gabim të madh dhe e kanë humbur besimin e njerëzve.
Një adhurues i tyre iu ofron një mundësi për ta fituar sërish besimin e publikut, dhe ata e pranojnë këtë ofertë. Filmi i kompanisë Sony, “Sicario: Day of the Soldado”, i kaloi pritshmëritë, duke fituar rreth 19 milionë dollarë në SHBA dhe dukë zënë vendin e tretë si filmi më i shikuar në fundjavë.
Në vendin e katërt vjen filmi “Uncle Drew” me rreth 15.5 milionë dollarë të fituara dhe në vendin e pestë e gjejmë filmin “Ocean’s 8”, me rreth 8 milionë dollarë të arkëtuara brenda tri ditëve.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














