E-Diaspora
Shoqata Dona reagon për injorimin që iu bë në “Festimix”
Pavarësisht shumë përpjekjeve dhe insistimeve tona që të marrim pjesë si të gjithë shoqatat e tjera, u injoruam
Shoqata shqiptare Dona ka marrë pjesë në festivalin “Festimix”, që mbahet një herë në tri vite në komunën e Renens.
“Festimix” që u mbajt më 15 dhe 16 qershor në Renens, është një festë multikulturore ku marrin pjesë shumë shoqata të komuniteteve të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Pavarësisht shumë përpjekjeve dhe insistimeve tona që të marrim pjesë si të gjithë shoqatat e tjera, u injoruam, thuhet në reagimin e kësaj Shoqate.
“Me zhurmën dhe insistimin e anëtarëve që së paku të kemi një gjysmë tavoline, na është pranuar në një qosh shumë të papërshtatshëm që ta promovojmë kulturën dhe traditën shqiptare, thuhet tutje në reagimin e kësah shoqate.
Shoqata Dona pranoi që të marrë pjesë së bashku me CISE, Komisioni për Integrim Zviceran dhe të huaj, por edhe aty patëm injorim nga disa persona që prezenca e flamurit kombëtar dhe flamurit shtetëror të Kosovës u ka penguar shumë dhe fatkeqësisht e gjithë kjo nga po ata njerëz që paguhen nga buxheti komunal, gjoja për lehtësim dhe integrimin e të huajve.
“Nënçmimet ishin të ndryshme për dy ditë rresht, po u tregojmë vetëm një, ti largojmë flamurët dhe disa gjëra kombëtare, me arsyetimin se nuk jemi në vendlindje dhe nuk mundemi të bëjmë çfarë të duam.
Pavarësisht të gjitha këtyre nënçmimeve dhe një lloj diskriminimi, festës i dha një frymë kombëtare, grupi “Ilirët” nga Lausanna dhe artistët e ftuar nga Kosova, Bern Ist Uberall, që dhanë një shfaqje shumë të pasur artistike dhe një duartrokitje të gjerë nga publiku.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












