E-Diaspora
Vallja e “Shotës” tubon shumë spektatorë në Gjermani
Dhe sërish nuk duhet ankuar sa i përket motit në festën familjare në parkun Kleb të Gjermanisë, të organizuar nga shoqata miqësore e Nagoldit “I madhi e ndihmon të voglin”. Në të vërtetë, u paraqitën disa re të errëta, por festa kaloi pa ndonjë stuhi.
Pra, nuk ishte ndonjë befasi që të dielën ishte organizuar festë aq e madhe dhe mirëpritur për fëmijë. Në këtë mënyrë, organizatorët dhe vullnetarët e klubeve të dhe institucioneve të ndryshëm, që morën pjesë në këtë projekt, kanë pasur aq shumë punë dhe mezi ia dolën të menaxhojnë me kërkesat e lojërave individuale.
Garë interesante u zhvillua kur fëmijët u veshën si mace, kllounë apo monstra të vogla, shkruan “Schwarzwälder Bote”, njofton Albinfo.ch. Argëtim shkaktoi edhe ngjyrosja e trikove, ngjitja, apo edhe aksioni i imitimit të policëve, njësisë zjarrfikëse dhe ekipeve të shpëtimit. Një garë e vërtetë u zhvillua me lokomotivat e parkut të qytetit.
Për të shtuar edhe më shumë koloritin e manifestimit dhe që tuboi numër të madh spektatorësh, u përkujdes grupi shqiptar i valleve “Shota”, i cili ishte organizuar nga Shoqata kulturore në Nagold “Kosova” dhe Zeçir Gashi. Rrafsh 60 valltare e valltarë nga Zvicra, prezantuan valle tradicionale shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Ishte më se e qartë se dy udhëheqësit e shoqatave të miqësisë, Thomas Baitinger dhe Markus Fritsch, kanë konstatuar bilans pozitiv. “Thjesht, është senzacionale se me çfarë angazhimi, shumë pjesëmarrës u përkujdesën për nja manifestim aq të gjallë dhe kolorit”, ka pohuar i gëzuar Markus Fritsch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











