E-Diaspora
Asgjësohet banda e një familje të madhe, arrestohen tre udhëheqësit
Ishte një ndërhyrje sekrete, një grusht i fortë kundër rrjetit shqiptar të drogës në Gjermani, që u asgjësua falë ndërhyrjes së policisë me ndihmën e njësive speciale. Ata bastisën 23 apartamente në Köln, Brühl, Euskirchen, Aachen dhe Siegburg, shkruan “focus.de”.
Tro kokat e bandës (21/27/29) u arrestuan, sëbashku me katër dilerë tjerë, përcjell albinfo.ch.
Anëtarë të një familje të madhe shqiptare
Akuza e prokurorisë është se burrat janë pjesë e një familje të madhe shqiptare, që është marrë me marihuanë dhe kokainë.
Komisari policor Axel Heilmann tregon se grupi po vëzhgohej prej në shtator 2017. “Sipas informacioneve të para, grupi sjellte drogën nga Hollanda në Rheinland.“
Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar 15 kilogram marihuanë, kokainë dhe amfetamin si dhe 30 mijë euro para kesh. Përveç kësaj janë sekuestruar edhe municione armësh.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











