E-Diaspora
Fitimi nuk di not, por i shpëton dy jetë
Bëhej fjalë për shqiptarin nga Kosova, Fitim Bilalli, një 41-vjeçar nga Rosenheimi, i cili me duar tregonte në drejtim të kanalit. Ai po kërkonte ndihmë nga 58-vjeçari
Në momentin që Dieter Kienle, 58-vjeçar nga Rosenheimi, të hënën rreth orës 10:40 ka dashur të kalojë mbi kanalin Mangfall, papritmas përpara i del një njeri i shqetësuar.
“Bënte lëvizje të duarve me gjithë shpirt”, rrëfen Kienle për “Merkur”, përcjell Albinfo.ch.
Bëhej fjalë për shqiptarin nga Kosova, Fitim Bilalli, një 41-vjeçar nga Rosenheimi, i cili me duar tregonte në drejtim të kanalit. Ai po kërkonte ndihmë nga 58-vjeçari. Disa metra më larg, mbi ujë po notonte një karrocë fëmijësh, me rrota të përmbysura. Nën karrocë ka qenë nipi i të moshuarës, me kokë nën ujë.
Nxitimi ka qenë në pyetje, bëhej fjalë për jetë a vdekje. “A dini të notoni”, e pyet Fitimi gjermanin, pasi nuk u besonte aftësive të tij për të notuar. Por, Kienle di shumë mirë. Ai e ndalon veturën e tij, e heq fanellën dhe hidhet në kanal. “Nuk pata aspak kohë të mendoja””, ka pohuar më vonë gjermani. Përderisa Fitimi është përkujdesur që të organizojë alarmimin e ekipeve të shpëtimit, Kienle ka arritur deri te gruaja e cila gjithashtu nuk ka ditur not. “E tërhoqa deri në brigjet e lumit”, ka rrëfyer më tej Kienle. Një kalimtar rasti e kishte tërhequr nga atje, në vend të sigurt. Pastaj i drejtohet karrocës së fëmijës, të cilën përpiqet ta drejtojë, por ka qenë shumë vështirë. Pas disa përpjekjeve, më në fund arrit ta drejtojë dhe ta sjellë në brigjet e lumit. Kienles i duket shumë vonë, pasi fëmija nuk merrte më frymë. Papritmas fëmija dyvjeçar kollitet dhe nxjerrë ujë nga goja. Për fat të mirë, i mbijetoi ngjarjes. Fëmija natën e ka kaluar nën përkujdesje mjekësore në spital dhe tani është rrugës për tu përmirësuar.
Fitimit i rrjedhin lot në fytyrë, pasi ka kaluar tronditja e parë. Fundi-fundit, që të dy kishin shpëtuar dy jetë. “Jam shumë i lumtur që shpëtuan”, ka shpjeguar Fitimi 41-vjeçar. Por, ata nuk e llogarisin veten si heronj: “Unë vetëm jam i lumtur që kërceva në ujë””, pohon Kienle. Por, edhe është pak i inatosur për disa persona të cilët vetëm e kanë shikuar rastin nga ura si një film aksionar dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë. “Do të kisha qenë shumë më shpejt tek fëmija po të më kishte ndihmuar ndokush për tu përkujdesur për të moshuarën”, thotë Kienle. “Duhet falënderuar vetëm rrethanave të fatit që gjithçka përfundoi si është më së miri”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












