E-Diaspora

Policia bastis qendrën kulturore në Hamburg, arreston gjashtë persona

Prej tyre gjashtë ranë në pranga, sepse qëndronin ilegalisht në Gjermani. Bëhet fjalë për katër shtetas të Shqipërisë dhe dy shtetas të Kosovës

Si një pikë takimi i plaçkitësve, policia gjermane bastisi një qendër kulturore në Hamburg, ku arriti të arrestojë gjashtë persona, shkruan abendblatt.de.

Ngjarja ka ndodhur të martën mbrëma në afërsi të Reeperbahn (St. Pauli). Nga bastisja u kontrolluan 24 persona, të cilët vinin nga Ballkani Perëndimor, ndërsa në aksion morën pjesë 80 policë. Prej tyre gjashtë ranë në pranga, sepse qëndronin ilegalisht në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për katër shtetas të Shqipërisë dhe dy shtetas të Kosovës.

Ata pritet të dëbohen drejt vendlindjes.