E-Diaspora
Media zvicerane: Shqiptarët kundër shqiptarëve – në vendin e shqiptarëve
Në stadium ishte i kudondodhur flamuri me shqiponjën dykrenore, ndërsa ai i Kosovës ishte më i rallë
Në stadiumin e Cyrihut për herë të parë u përballën zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova. Për shqiptarët është një ndeshje thuajse në atdhe – falë lidhjeve të ngushta me Cyrihun, shkruan fillimisht prestigjiozja zvicerane “NZZ”.
“Të gjithë tifozët në stadium mbështesin kombin e njëjtë, shqiptarët. Se bëhet fjalë për dy përfaqësuese të ndryshme është çështje e parëndësishme,” përcjell albinfo.ch.
“Shqiponja është gjaku ynë”
Në stadium ishte i kudondodhur flamuri me shqiponjën dykrenore, ndërsa ai i Kosovës ishte më i rallë.
“Flamuri i Shqipërisë, shqiponja, është gjaku ynë, zemra jonë,” thotë Kujtim Gusturanaj, i cili me tre fëmijët e tij ndiqte ndeshjen në stadium
Në stadium kishte 18.700 tifozë, ku të gjithë këndonin himnin kombëtar të Shqipërisë. Shenjë e unitetit mes dy përfaqësueseve.
“Ne jemi kombi i njëjtë, që thjesht kemi ngjyra të ndryshme me të cilat përfaqësohemi – në njërën kuq e zi, në tjetrën verdhë e kaltër,” thotë funksionari i Federatës së Kosovës, Artan Govori.
Në fund të ndeshjes, patjetër që fituan të gjithë, e përmbyll shkrimin prestigjozja zvicerane.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












