Sport
Kukeli: “I jam mirënjohës Zvicrës”
"Por unë jam shqiptar dhe nuk mund ta ndryshoj këtë fakt. Dhe, jam i kënaqur që është kështu"
Burim Kukeli, futbollisti 28 vjeçar që luan FC Zürich, ka befasuar shumëkënd me inkuadrimin e tij të shpejtë në kombëtaren shqiptare.
Në një intervistë dhënë gazetës 20minuten, Kukeli tregon se federata shqiptare e kishte kontaktuar tre muaj më parë dhe se trajneri i kombëtares kishte dashur ta kishte me çdo kusht në radhët e skuadrës së vet. Prandaj kishte bërë gjithçka që ta merrte. Në këtë mënyrë edhe pasaporta shqiptare, si kusht për të luajtur për kombëtaren, i ishte rregulluar në mënyrë “automatike”.
Duke folur për ndeshjen e sotme në Lucern, Kukeli thotë: “për mua është një ndeshje e veçantë, sidomos për faktin se në këtë qytet kam luajtur 4 vjet e gjysmë. Jam i vetëdishëm se nuk eshtë krejtësisht e thjeshtë, por unë jam shqiptar dhe nuk mund ta ndryshoj këtë fakt. Dhe, jam i kënaqur që është kështu”.
Megjithatë Kukeli falënderon Zvicrën. “Jam rritur në Zvicër dhe i jam shumë mirënjohës këtij vendi”. Ai gëzohet po ashtu se do të takojë, edhe pse në fronte të kundërta, kapitenin e tashëm të kombëtares zvicerane, Gökhan Inler, të cilin e ka pasur shok fëmijërie dhe nga skuadra e juniorëve.
Kukeli pranon se nuk ka pasaportë zvicerane. “Është bërë fjalë për një gjë të tillë por disi nuk e kam bërë asnjëherë kërkesën për ta marrë”, thotë ai. Ai ka mirëkuptim të plotë edhe për bashkëkombësit e tij si Shaqiri, Xhaka etj. që janë përcaktuar të luajnë për Zvicrën.
Për ndeshjen e sontme Burim Kukeli thotë se favorite është Zvicra. “Madje jo vetëm në këtë ndeshje, por ajo është favorite për titull të grupit. Ne jemi të vetëdishëm se do të jetë një duel i vështirë. Por ne hyjmë në këtë ndeshje me vetëdijen dhe me pasionin se mund të fitojmë kundër secilit kundërshtar brenda grupit”.
Kukeli po ashtu nuk pret që të ketë provokime ndaj lojtarëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën. “Secili mund të vendosë si të dojë dhe një vendim të tillë duhet respektuar. Unë shpresoj se do të kemi një lojë interesante, të mirë dhe para së gjithash, paqësore”.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













