Jeta në Zvicër
Ëndërronte se do ta vrasë ish-bashkëshorten, paraqitet në Gjykatë
“Ka parë ëndërr se do ta vrasë ish-bashkëshorten”. Kështu i rrëfeu një person psikologut dhe aterroi para Gjykatës
Është një luftë e shëmtuar divorci, protagonisti i së cilës është një pesëdhjetëvjeçar, që u paraqit para Gjykatës rajonale të Winterthurit.
Bëhet fjalë për alimentet dhe pagesat për mirëmbajtje. Për një shtëpi, nga e cila ish bashkëshortja nuk do të zhvendoset, edhe pse i takon atij. Për fëmijët të cilët janë larguar nga babai.
Tani janë bërë pesë vite, ndërsa një zgjidhje ende nuk është në horizont. Bashkëshorti vuan dhe në një periudhë, ai ëndërron që ta vrasë ish-bashkëshorten. Këtë veprim ai e rrëfen dhe aterron në Gjykatë, për kërcënim. Deri këtu, asgjë spektakolare: Një gjë e tillë ndodhë shpesh.
Por, e jashtëzakonshmja është se burri u padit në Gjykatë. Ka qenë psikoterapeuti ai i cili e ka paditur, edhe pse tetë vite ka qenë klient i tij, shkruan “Tages-Anzeiger”, përcjell Albinfo.ch.
“Ëndrrat më tmerruan dhe unë kërkova ndihmë tek psikoterapeuti”, pohon burri i dëshpëruar. Mjeku, jo vetëm që e njoftoi ish-bashkëshorten e tij, por edhe policinë zvicerane.
Të enjten, burri është dashur të përgjigjet para Gjykatës së Winterthurit, natyrisht, duke mos ditur të shpjegojë se si i ka ndodhur rasti. Asnjëherë nuk ka dashur t`i bëjë gjë të keqe ish-bashkëshortes, madje as që ka planifikuar të kryejë ndonjë vepër. Fakti se psikoterapeuti shkoi në polici, e ka befasuar pa masë: “Mendova se rrëfimi është i mbrojtur me sekretin mjekësor”.
Por, ky rast është i diskutueshëm pasi nuk ka të bëjë me sekretin mjekësor, po që se autori vërtetë realizon ndonjë vepër të rëndë. Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe me pilotin gjerman, i cili iu kishte rrëfyer disa mjekëve dhe më në fund e rrëzoi avionin e kompanisë “Germanwings”.
Të njëjtën pasiguri e kishte edhe mjeku i cili para Gjykatës pohoi se ka munguar shumë pak që burri të kryejë ndonjë vepër të rëndë. Madje, edhe ai personalisht ka qenë i stërngarkuar me këtë rast.
Gjykata më në fund erdhi në përfundim se rrëfimi i ëndrrave të tilla nuk është një kërcënim në vetvete. Me këtë rast, i akuzuari u lirua.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











