Jeta në Zvicër
Shkollat e Bazelit duhet t’i paraqesin problemet me nxënësit me shtetësi të huaj
Pra, "problemet më serioze" duhet të paraqiten: Parlamenti ju referohet problemeve të mospjesëmarrjes apo pengimit masiv të mësimit, por edhe mosrespektimit ndaj personave të gjinisë së kundërt dhe radikalizimit të nxënësve
Shkollat e rrethinës së Bazelit do të obligohen që Entit Zviceran të Migrimit t’ia paraqesin vështirësitë e integrimit të nxënësve me shtetësi të huaj.
Të enjten, Parlamenti ka miratuar një ndryshim të Ligjit pas skandalit me refuzimin e përshëndetjes me dorë të dy nxënësve me mësuesen zvicerane.
Pra, “problemet më serioze” duhet të paraqiten: Parlamenti ju referohet problemeve të mospjesëmarrjes apo pengimit masiv të mësimit, por edhe mosrespektimit ndaj personave të gjinisë së kundërt dhe radikalizimit të nxënësve.
Me këtë rast, pati mendime të kundërta në Parlament, pasi ndryshimi i Ligjit, mësuesve do t’u mundësonte presion më të madh mbi nxënësit.
Përpos kësaj, drejtoritë shkollore do të duhet të përkujdesen që të sigurojnë “shkollim jodiskriminues”, ndërsa për vazhdimin e programeve të veçanta jashtë mësimit obligativ, në kuadër të masave disiplinore duhet të llogaritet me pagesë përkatëse, shkruajnë gazetat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshimi i Ligjit u kërkua pas skandalit me refuzimin e përshëndetjes me dorë të nxënësve ndaj mësueses zvicerane në fillim të vitit 2016, në Therwil, reagim që shkaktoi jehonë edhe jashtë kufijve të Zvicrës.
Në shkollën e mesme në Therwil, atëbotë drejtoria i kishte dispersuar dy nxënës të konfesionit islam, pasi kishin refuzuar të përshëndeten me dorë, me mësuesen e tyre, për arsye religjioze.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










