Jeta në Zvicër
Furra në Cyrih, e para që s’pranon para
Një furrë e bukës në Cyrih ka vendosur të mos pranojë më pagesa nga klientët me para. Kjo ka bërë që shumica e konsumatorëve ta gjejnë vetën të papërgatitur kur shkojnë aty.
Furra e re Buchman që është afër Universitetit, është bërë një biznes me pakicë që nga e hëna ka filluar të mos pranojë më para, por vetëm pagesa në mënyrë elektronike, por edhe me Bitcoin, përcjell albonfo.ch.
“Kjo ka ndodhur vetëm sepse ka shumë të rinj dhe studentë këtu në Uniquartier, të cilët janë të teknologjisë”, thotë drejtori Daniel Wehrli. Ai ka thënë se puna pa përdorimin e parave ka disa anë pozitive, duke rezultuar në një ambient më të pastër dhe me më pak lodhje për punëtorët. “Rrethanat ishin të mira, sepse në këtë zonë ka shumë të rinj dhe studentë që kanë pasion teknologjinë”, ka thënë Wehrli për 20Minuten.ch. “Por, ne gjithashtu dëshironin që të japim një porosi. Për ne, pagesat pa para janë e ardhmja”, ka vazhduar ai.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













