Jeta në Zvicër
I refuzohet trajtimi mjekësor kinse nuk e njeh gjuhën gjermane
Një mjeke nga Lucerni, nuk ka dashur t`i ofrojë përkujdesje një shtetasi gjerman me prejardhje tuneziane. Ajo është arsyetuar se ai nuk flet gjermanisht. Nga fundi i muajit prill, shtetasi gjerman kishte kërkuar një mjek pas një “depresioni të mesëm deri te ai i rëndi”. Tani disa vite, specialisti i informatikës jeton në Zvicrën Qendrore.
Gjatë kërkimit për ndihmë mjekësore, ai shkoi tek një psikiatre në Lucern. Ai e kontaktoi me shkrim, ndërsa e pranoi përgjigjen me e-mail. Për momentin, psikiatrja nuk ka pranuar pacientë me prejardhje migrimi. Në pyetjen e “Tages-Anzeigers”, ajo ka precizuar se: “Nuk është e mundur të bëhet psikoterapi pa e njohur rrënjësisht gjuhën, edhe atë gjuhën gjermane (gjuhën e Goethe), të vetmen gjuhë me të cilën unë përkudjesem për pacientë”.
Shoqata e mjekëve ka pohuar se në esencë, jo vetëm që vlen përzgjedhja e lirë e mjekut, por edhe anasjelltas, mjeku mund të përzgjedhë pacientin, përcjell Albinfo.ch.
Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës së mjekëve nga Lucerni, ka deklaruar se që para trajtimit mjekësor, mjeku dhe pacienti duhet të merren vesh se në çfarë gjuhe do të komunikojnë. Fundi-fundit, komunikimi në mjekësi luan një rol qendror. Por, psikiatrja nuk i ka bërë këto përpjekje, përndryshe do të bindej se shtetasi gjerman e flet në mënyrë të shkëlqyeshme gjuhën gjermane.
Në mënyrë më të qartë janë pozicionuar organizatat përkatëse kundër racizmit dhe mbrojtjes së pacientëve të cilat e kanë dënuar rastin.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














