Jeta në Zvicër
Adoleshentët që shkuan në Siri do të dalin përpara gjykatësit
Në vitin 2014 E. dhe V. udhëtuan në drejtim të Sirisë, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Tani, dy të rinjtë shqiptarë do të duhet të përgjigjen para Gjykatës për të mitur në Winterthur
Prokuroria e Winterthurit për të mitur, për disa vite me radhë ka hetuar rastin me dy adoleshentë shqiptarë. Në vitin 2014, motër dhe vëlla kishin shkuar në drejtim të Sirisë, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. Babai i tyre fillimisht i kërkonte në rajonet turke, por pa sukses. Në vitin 2015, E. dhe V. sërish u paraqitën në Zvicër e që shkaktoi reagime të shumta.
Nga fillimi i muajit maj, procesi gjyqësor ndaj ishte mbyllur. Tani, E. dhe V. do të duhet të paraqiten para Gjykatës për të mitur. Ata akuzohen se i janë bashkuar një grupi radikal dhe në këtë mënyrë e kanë shkelur Ligjin penal zviceran.
Në ndërkohë, E. dhe V. e kanë arritur moshën e pjekurisë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











