Jeta në Zvicër

16 udhëtarë shpëtojnë pas djegies së autobusit

Një grup udhëtarësh nga Eferdingu, ka qenë duke u kthyer për në shtëpi në Niederösterreich të Austrisë, kur papritmas, në afërsi të Haag (NÖ) në autostradën A1, autobusi i tyre është kapluar nga zjarri.

Për fat të mirë, 16 udhëtarë kanë mundur të shpëtojnë me kohë, pa ndonjë lëndim, shkruan “Kronen Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Autostrada në mes të Haag dhe St. është bllokuar.

Autobusi ka qenë duke u kthyer nga Eferding (OÖ) për në Langenlois (NÖ). Për arsye deri më tani të panjohura, autobusin e kanë kapluar flakët.

Që të gjithë 16 udhëtarët, në mesin e të cilëve 14 të rritur dhe dy fëmijë, si dhe vozitësi i autobusit kanë mundur të shpëtojnë me kohë nga vdekja e sigurt.

Vozitësi e ka devijuar menjëherë rrugën në korsinë e emergjencës, ku flakët e kanë përfshirë tërësisht autobusin. Njësia zjarrfikëse me 60 zjarrfikës ka arritur ta shuajë zjarrin.