E-Diaspora

Shqiptari merr plaçkat e vjedhura me 10 valixhe, policia e aeroportit e lë me presh në duar

Policia e Hamburgut ka pasur dyshime për shqiptarin, për shkak të numrit të madh të valixheve, shkruan “Die Welt”.

Kësaj i thonë një sukses plaçkash – njëherë për hajdutin, më pas për autoritetet. Policia gjermane ka arrestuar në aeroport një 33 vjeçar nga Shqipëria, i cili dyshohet për 13 raste vjedhjesh, përcjell albinfo.ch.

Sipas hetimeve të deritanishme, shqiptari kërkonte të udhëtonte drejt Algjerisë. Të enjten në mëngjes u mundësua arrestimi i tij.

Në dhjetë valixhet e tij kishte veshmbathje me tiketë, artikuj kozmetikë dhe teknike me vlerë prej 30 mijë euro. Gjithashtu ai kishte me vete para kesh prej 14.600 euro. Më pas policia ka bastisur shtëpinë e tij në Hamburg-Billstedt, ku i janë sekuestruar sende tjera me vlerë dhe një pasaportë e falsifikuar franceze.

Burri është dërguar në paraburgim. Hetimet vijojnë.