Jeta në Zvicër
E përdori çakmakun “Beretta” për të frikësuar, dënohet 27-vjeçari
I pyetur lidhur me armën, ai ka shpjeguar se bëhet fjalë për një çakmak në formë të pistoletës, e llojit "Beretta"
Arcun D. (emër i shpifur) është dashur të përgjigjet para Gjykatës rajonale në Thal-Gäu, për shkak të shkeljes së Ligjit për armëmbajtje. Çakmaku i tij «Beretta» duket si një armë e vërtetë dhe tani ai duhet të përgjigjet për shkelje të Ligjit për armëmbajtje.
Para një viti, shtetasi 27-vjeçar nga Maqedonia ka qenë duke qarkulluar në rrugën “Gäustrasse” në Egerkingen, kur papritmas nga prapa i afrohet një veturë e llojit “Renault Clio”.
Në qarkoren Gäupark dyshohet se është shkaktuar “zënkë” në mes tyre. Në momentin që vozitësi i Renaultit në qarkore ka dashur ta tejkalojë Arcun D., për të është tejkaluar çdo limit. Shtetasi nga Maqedonia, me vendbanim në Gäu, e nxjerrë një pistoletë dhe ia drejton nga xhami vozitësit tjetër.
Sapo Arcun D. arriti në shtëpi, policia tashmë ishte duke e pritur para dere, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
I pyetur lidhur me armën, ai ka shpjeguar se bëhet fjalë për një çakmak në formë të pistoletës, e llojit “Beretta”.
Si arsyetim për veprimin e tij, shtetasi nga Maqedonia ka deklaruar se vozitësi i Renaultit e ka nevrikosur pa masë.
Më tej, ai nuk e kishte ditur se është e ndaluar të mbahet një imitim i armës dhe se nuk i kujtohen shumë momente nga rasti.
«Berettën» personalisht nuk e ka përdorur asnjëherë, por e mbante pasi fëmija i tij ka luajtur me te.
«Ai luan me ëndje me të», ka deklaruar i pandehuri para trupit gjykues. Madje, policia një herë kishte ardhur tek ai pasi fëmija e kishte mbajtur “armën” të dukshme për të tjerët.
Pas disa negociatave, Arcun D. u dënua me një gjobë prej 10 mëditjeve me nga 90 franga, për një periudhë provuese prej dy vitesh.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











