E-Diaspora
Policia gjermane arreston shqiptarin, dyshohet se i mbante të ngujuar nën kërcënim familjen
Fëmija ishte i padëmtuar dhe gjatë arrestimit nuk u dëmtua askush.
Të mërkurën me anë të forcave të njësive speciale gjermane është arrestuar 31 vjeçari shqiptar, shkruan esslinger-zeitung.de. Arsyeja është dëshmia e një personi se ai mbante të ngujuar nën kërcënim ish bashkëshorten dhe fëmijën, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ngujimit mendohet se i akuzuari ka qëlluar edhe me armë. Siç bëri me dije më vonë policia në orën 12.40, forca të shumta policore mësynë shtëpinë në Landhausstraße (Esslingen). Pak më parë gruaja kishte arritur ta lëshojë banesën e pa dëmtuar, ndërsa djali gjashtë vjeçar ishte në shkollë.
31 vjeçari ishte në dhomat e vajzës dy vjeçare të gruas, ndërsa ju dorëzua policisë pa rezistencë. Fëmija ishte i padëmtuar dhe gjatë arrestimit nuk u dëmtua askush.
Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri. Kundër 31 vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen ngriti një ecuri penale për privimin e lirisë dhe kërcënimit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










