Jeta në Zvicër

Keqtrajtoi dhe nuk ushqeu lopët, dënohet me burg dhe gjobë zvicerani

Në kushte normale dënimet për dhunimin dhe keqtrajtimet e kafshëve në Zvicër shkojnë deri në 3 vjet heqje lirie, por për shkak se 56 vjeçari vuante nga depresioni, kishte një lehtësim në dënim.

Në fund të majit 2016 policia kantoniale dhe shërbimet veterinare vërtetuan se Röbi W. në Boningen SO, kishte keqtrajtuar dhe nuk kishte ushqyer në rregull lopët. Si pasojë 17 nga 26 lopët e tij kanë vdekur, shkruan blick.ch.

56 vjeçari u dërgua përpara autoriteteve të drejtësisë, ku në dhjetor 2017 erdhi padia nga Prokuroria. Të hënën Gjykata e Olten-Gösgen e dha vendimin e saj: burg 12 muaj, prej të cilëve me patjetër duhet të qëndrojë gjashtë muaj dhe një gjobë prej 1300 euro.

Në kushte normale dënimet për dhunimin dhe keqtrajtimet e kafshëve në Zvicër shkojnë deri në 3 vjet heqje lirie, por për shkak se 56 vjeçari vuante nga depresioni, kishte një lehtësim në dënim.

Momentalisht ai ndjek një terapi psikiatrike, menjëherë pas tij duhet të futet në burg.