E-Diaspora
Ambasadorja e Kosovës takon shefin e Këshillit të Shtetit në Gjenevë
Ambasadorja Nazane Breca, ka zhvilluar një takim me z.François Longchamp, Presidentin e Këshillit te Shtetit në Republikën e Kantonit të Gjenevës.
Ambasadorja e Kosovës në Bernë, Nazane Breca është takuar ditë më parë me François Longchamp, Presidentin e Këshillit te Shtetit në Republikën e Kantonit të Gjenevës. Lajmi konfirmohet nga vetë ambasada e Kosovës, që ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale.
“Takim me Qeverinë Kantonale të Gjenevës
Ambasadorja Nazane Breca, ka zhvilluar një takim me z.François Longchamp, Presidentin e Këshillit te Shtetit në Republikën e Kantonit të Gjenevës. Në kantonin e Gjenevës afërsisht jetojnë 12 mije qytetarë me origjinë nga Kosova. Komuniteti shqiptar – kosovar në kantonin e Gjenevës është relativisht mirë i integruar. Në kantonin e Gjenevës në 5 komuna (nga 45 sa i ka kantoni i Gjeneves) janë zgjedhur 9 këshilltar komunal me origjinë nga Kosova,” shkruan mes tjerash në faqen e Facebook-ut të Ambasadës së Kosovës në Zvicër.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










