E-Diaspora
Ligji i ri që mbron diasporën shqiptare
Ligji ‘Për Diasporën’, ndër të tjera, ka për qëllim përcaktimin e rregullave për kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën, krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës
Marrëdhënia e shtetit shqiptar me diasporën, tani e tutje do të jetë e sanksionuar me një ligj të posaçëm.
Pas miratimit në kuvend, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dekretoi Ligjin ‘Për Diasporën”, i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Diasporës së Shqipërisë.
Ligji ‘Për Diasporën’, ndër të tjera, ka për qëllim përcaktimin e rregullave për kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën, krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës, përcjell albinfo.ch.
Mbi bazë të këtij ligji, organet përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën janë:
-Këshilli i Ministrave; i cili përcakton politikat e vendit të origjinës për diasporën dhe mënyrat e politikat për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit shqiptar
-Ministri përgjegjës për Diasporën; i cili ndër të tjera, propozon nxjerrjen e akteve rregulluese dhe masa të tjera të nevojshme për marrëdhënien me diasporën; mbikëqyr zbatimin e Strategjisë për Diasporën; bashkëpunon me Ministritë e Kulturës dhe Punëve të Jashtme për ngritjen e qendrave kulturore etj.
-Agjencia Kombëtare e Diasporës; e cila ka për qëllim angazhimin e strukturave shtetërore për informimin dhe mbështetjen e diasporës; mbështetjen dhe organizimin e një bazë të të dhënave funksionale për diasporën; marrjen e masave koordinuese për realizimin e të drejtës së votës së diasporës me nënshtetësi shqiptare në zgjedhje; inkurajimin e investimeve; koordinimin e programeve për ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare etj.
-Qendrat kulturore për Diasporën; që do të krijohen për ruajtjen e kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të diasporës dhe forcimin e lidhjeve të saj me institucionet shqiptare.
Një organizëm i rëndësishëm që do të merret më përfaqësimin dhe koordinimin e marrëdhënieve më diasporën është Këshilli Koordinues i Diasporës, i cili do te përbëhet nga 13 anëtarë, përfaqësues të diasporës. Pjesë e tij do të jenë gjithashtu kryeministri, presidenti e ministrat më të rëndësishëm.
Në seancën parlamentare të votimit te ligjit, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Adnor Shameti tha se shqyrtimi dhe miratimi i një ligji të posaçëm për diasporën, konfirmon vullnetin e qeverisë shqiptare për të konkretizuar një lidhje më të fuqishme institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe diasporës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”













