E-Diaspora
Sylë Zogaj, studenti shembullor në Gjermani
Ai në Gjermani kishte ardhur me prindërit e tij si fëmijë, nga Kosova e shkatërruar nga lufta
Sylë Zogaj gjithnjë kishte interes për çështje juridike. Që nga 1 gushti i vitit të kaluar, 22-vjeçari është duke bërë praktikën tek Zyra e Avokatëve SWN Schröder, Werner & Partner, për asistent ligjor. Syla në Gjermani kishte ardhur me prindërit e tij si fëmijë, nga Kosova e shkatërruar nga lufta.
Në një intervistë të së përditshmes “RP-Online”, Sylë Zogaj zbulon disa detaje nga viti i parë i praktikës së tij, gjatë së cilës ai i vendos aktet, zhvillon biseda telefonike, shkruan diktate, përkujdeset për klientët dhe shkruan tekstet e tyre. Më vonë, ndër të tjera do të pasojnë edhe kostot e kontabilitetit, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me kushtet e pranimit në praktikë, nuk ka kërkesa të qarta, ka theksuar themeluesi i kësaj zyre, Frank H. Schröder. “Të gjithë ata të cilët e kryejnë shkollimin e mesëm ne i ftojmë që të konkurrojnë tek ne”. Sylë Zogaj kishte aplikuar me sukses, me diplomë profesionale të shkollës së mesme, njofton Albinfo.ch.
Trajnimi për asistent ligjor kërkon njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës gjermane me shkrim dhe me gojë, njohje të arsyeshme matematikore, si dhe aftësi për të punuar në ekip dhe ndjenjë kontakti me të tjerët.
Aktualisht Sylë Zogaj, me vendbanim në Monheim am Rhein të Gjermanisë, ardhmërinë e tij e sheh tek Zyra e avokatëve SWN Schröder, Werner & Partner. “Parashikimet e mia për të kryer praktikën janë realizuar në mënyrë absolute”, ka përfunduar Syla me një kënaqësi të madhe.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”












