E-Diaspora
20 vjet burg për kosovarin që ka vrarë me thikë partneren e tij
Ai e ka pranuar veprën por jo edhe qëllimin për të vrarë. Para trupit gjykues, me lot në sy ka thënë: “I urrej duart e mia, ato nuk kanë qenë të miat atë ditë. Unë e kam dashur atë mbi të gjitha dhe kurrë nuk kam dashur ta vrisja”

20 vjet heqje lirie. Ky është verdikti që ka shqiptuar sot Gjykata e Landit në Graz, Austri, për kosovarin 25 vjeçar, të akuzuar për vrasjen e partneres së tij 31 vjeçare. Pjesëtarët e trupit gjykues e kanë shpallur njëzëri fajtor personin e akuzuar. Dënimi megjithatë ende nuk është i plotfuqushëm
Ai akuzohej se ka vrarë atë me 12 goditje me thikë. Paraprakisht, 25 vjeçari e ka pranuar veprën gjatë së cilës fëmijët kanë qenë në banesë por jo edhe qëllimin për të vrarë, shkruajnë mediet austruiake, transmeton albinfo.ch.
Ai, para trupit gjykues, me lot në sy ka thënë veç tjerash: “I urrej duart e mia, ato nuk kanë qenë të miat atë ditë. Unë e kam dashur atë mbi të gjitha dhe kurrë nuk kam dashur ta vrisja”. Po ashtu ai është përbetuar para gjyqit se nuk ka pasur qëllim të vriste djalin e përbashkët. “Unë nuk do të mund t`i bëja asgjë birit tim, unë jam njeri familjar”. Ndërsa kosovari ka deklaruar se partnerja e tij atë natë ia kishte pranuar se e kishte tradhtuar, dhe konfliktui ka shkuar duke u përshkallëzuar.
Kosovari 25-vjeçar dhe shoqëruesja e tij 31-vjeçare nga Grazi, në qershor të vitit të kaluar kanë qenë duke festuar lidhjen e tyre në një lokal. Me atë rast është konsumuar edhe alkool. Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, situata mes tyre eskalon dhe përfundon me vdekjen e 31-vjeçares.
I pandehuri gjithnjë e kishte akuzuar mikeshën se po e tradhëtonte. Pasi kthehen në banesë, një i afërt i tyre që ishte përkujdesur për fëmijët, largohet nga banesa. Pas kësaj pëshkallëzon zënka. Gruaja e merr një thikë dhe kërcënon se do të bëjë vetëvrasje, shkruan “ORF”, përcjell Albinfo.ch.
Në atë moment, kosovari ia merr thikën, e tërheq deri në dhomën e fjetjes dhe e therë 12 herë me thikë. Më në fund, ai ia pret edhe fytin, ka pranuar më pas kosovari në polici.
Pas krimit makabër, ai personalisht është paraqitur në polici, e cila e ka arrestuar pa ndonjë rezistencë. Kosovari e ka pranuar fajin, ndërsa nuk ekzistojnë dëshmi për sëmundje psikike. Mirëpo, ai edhe më herët ka qenë i njohur për dhunën e tij, pasi e kishte lënduar ish të dashurën e tij. Po ashtu ai akuzohej se ka kërcënuar edhe fëmijët e partneres dhe fëmijën e përbashkët. Për këtë arsye atij disa herë gjatë një viti i qe ndaluar qasje në banesën e përbashkët.
Viktima ka qenë nënë e tre fëmijëve. Dy nga fëmijët të moshës pesë dhe dhjetëvjeçare, kanë qenë të një bashkëshortësie tjetër. Me të pandehurin, gruaja ka pasur një foshnje tremuajshe.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri