E-Diaspora
Kryebashkiaku francez e “dridhi” Francën në përkrahje të familjes shqiptare
Prefekti i Ille-et-Vilaine në Francë, ka vendosur t`ia prolongojë afatin një familje shqiptare e cila ishte kërcënuar të dëbohet nga La Bouëxière.
Nga ora 20.00 e së martës, lajmi kishte ardhur përmes telefonit. Prefekti vendosi që t`ia prolongojë qëndrimin familjes shqiptare, të vendosur në La Bouëxière. Familja në fjalë nuk ishte pajisur me lejeqëndrim dhe është dashur të largohet nga territori francez që ditën e premte.
Që para një jave, banorët dhe administratorët e La Bouëxière ishin angazhuar për të parandaluar dëbimin e familjes shqiptare. Stéphane Piquet, kryebashkiaku i La Bouëxière, komunë kjo me 4 258 banorë, e vendosur në mes të Rennes e Vitré dhe organizator i përkrahjes së familjes shqiptare, pohon: “Vendimtar ka qenë mobilizimi i banorëve që kishin mbushur rrugët dhe ishin nga të gjitha shtresat e shoqërisë”.
Kryebashkiaku francez dhe ekipi i tij nuk i përtypën fjalët që ia kishin thënë autoriteteve franceze, duke i përkujtuar se nuk mund t`i lusin fillimisht që të strehojnë familje, e t`i dëbojnë pas disa muajve dhe t`i lënë pa u shqyrtuar.
Vendimi i prefektit nuk do të thotë se për familjen Sazexhiu situata është zgjidhur, por se rasti i tyre do të rishqyrtohet nga fillimi. “Ne arritëm të depërtojmë krizën e thellë”, spjegon Stéphane Piquet, për “Ouest France”, përcjell Albinfo. “Do të mund ta rishqyrtojmë në qetësi rastin që familja të mund të integrohet dhe premtimin për punësimin e Myslim Sazexhiut”, ka përfunduar Stéphane Piquet.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











