E-Diaspora

Kapet dileri shqiptar i kokainës

Në Meran forcat e armatosura Carabinieri kanë kapur një shqiptar, i cili në shtëpi kishte fshehur gjysmë kilogram kokainë, shkruan “Tages Zeitung”.

Bëhet fjalë për nënshtetas të Shqipërisë, i cili vëzhgohej prej kohësh nga Carabinieri. Burri me inicialet K.D. kishte udhëtuar si turist drejt Italisë, ndërsa gjatë arrestimit thoshte se po kërkonte një banesë dhe sapo kishte arritur në vend. Por policia e dinte se ai kishte shtëpi dhe ia bastisën atij.

Në shtëpi u sekuestruan gjysmë kilogram kokainë, ndërsa K.D. u dërgua në burgun e Bozner.