Jeta në Zvicër
Varfëria në Zvicër në rritje e sipër
Varfëria në Zvicër është në rritje e sipër. Sipas një statistike të Zyra federale zvicerane e statistikave, 7,5 për qind e popullatës janë prekur.
Rreth 615 000 persona në Zvicër janë prekur nga varfëria. Një gjë të tillë e dëshmojnë shifrat nga Zyra federale zvicerane e statistikave (BFS), të publikuara gjatë ditës së martë. Në vitin 2016, të prekur nga varfëria kanë qenë 7,5 e popullatës në Zvicër, një plus prej 0,5 për qind më tepër se një vit më parë. Me këtë rast, numri i të varfërve në Zvicër është duke u rritur edhe më tej: Në vitin 2014 kanë qenë vetëm rreth 6,7 për qind, shkruan albinfo.ch.
Kufiri i varfërisë përfshin kostot e qirasë dhe të ashtuquajturës nevojë themelorë për jetesë. Në mes tjerash, kjo përfshin artikuj ushqimorë, veshje, duhan, artikuj për përkujdesje të trupit apo floktar.
Sipas BFS, kufiri i varfërisë qëndron mesatarisht në 2 247 franga zvicerane për një muaj, për një person individual dhe 3 981 franga për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë të moshës nën 14-vjeçare.
BFS nënvizon se shumë të prekur janë vetëm para një kohe të shkurtër të varfër, shkrujnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Nga ana tjetër, Caritasi kritikon rritjen e numrit të të varfërve edhe përkundër faktit se gjendja ekonomike vlerësohet si e mirë. Ai, nga shteti zviceran kërkon që të aplikojë një politikë të barabartë të zhvillimit.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











