Jeta në Zvicër
Fshati zviceran në zi, i zhduken tetë mace
Për një periudhë shumë të shkurtër, në Komunën Rebstein SG janë zhdukur tetë mace. Pronarët dyshojnë se dikush po i grumbullon dhe po ushqehet me to. Policia është e informuar
Thashethemet në Facebook nuk kanë të ndalur: Në Rebstein të Zvicrës dyshohet se ekziston një gurman i maceve. Janë postuar disa informata për zhdukjen e maceve, të cilat pjesërisht janë fshirë sërish. Në komente mund të lexohet: “Aq shumë mace për periudhë kaq të shkurtër, nuk më besohet se të gjitha janë shkelur nga veturat”.
Të dielën është paraqitur një lexues i cili informon se macja e tij është zhdukur që nga festa e fundit. Macja tetëvjeçare me emrin Tim, nuk është e vetmja në lagje që i janë zhdukur të gjitha gjurmët. Të prekur janë gjithsej tetë pronarë të maceve, të cilët janë në kërkim të tyre.
“Jam në kontakt me shumicën në lagjen time, të cilët po përjetojnë momente të rënda”, pohon një prind 31-vjeçar. Dyshimi i tyre është tek një fqinj, i cili supozohet se i përcjellë macet një nga një dhe i grumbullon, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Është e mundur që edhe t’i ketë qëlluar me një pistoletë me plumba të ajrit, në mënyrë që të mos mund të arratisen. Mbetet e paqartë se çfarë ndërmerr i dyshuari me macet. 31-vjeçari dyshon se ia i përgatitë macet dhe ushqehet me to, por këto janë vetëm dyshime dhe nuk është gjetur ndonjë argument.
Brengë të njëjtë ka edhe pronarja e maces Raccy, e cila është zhdukur që nga festa. Ajo është e sigurt se macja e saj është rrëmbyer. “Po të jetë futur nën ndonjë veturë, me siguri se deri më tani do të ishte gjetur”, është e sigurt ajo dhe sytë i mbushen me lot.
Për zhdukjen e maceve është informuar edhe Policia kantontale e St. Gallenit, e cila për momentin nuk ka ndonjë të dyshuar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










