E-Diaspora
Kosovari akuzohet për tregti me 26 kg. marihuanë
Të akuzuarit i ishte gjetur marihuana e ndarë në pesë thasë dhe e vendosur në bagazhin e veturës së tij BMW
Të hënën, më 9 prill në Gjykatën e Landit në Traunstein fillon gjykimi i kosovarit 52 vjeçar, të akuzuar për trafiikim dhe tregti me mjete narkotike. Konkretisht ai duhet të përgjigjet për futjen në Gjermani të një sasie prej më shumë se 26 kilogramëve të marihuanës, shkruan focus.de.
Sipas prokurorisë, ai, me veturën e tij BMW në pikëkalimin kufitar Kiefersfeld ka trafikuar sasinë e përmendur të drogës, transmeton albinfo.ch. Transporti kishte ardhur nga Italia ndërsa po shkonte drejt Hamburgut dhe ishte porositur nga një grua.
Të akuzuarit i ishte gjetur marihuana e ndarë në pesë thasë dhe e vendosur në bagazhin e veturës. Ai akuzohet për tregti dhe imoportim të drogës në bashkëveprim.
Procesi gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Landit në Trauensteuin fillon të hënën më 9 prill nga ora 9.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












