E-Diaspora
Vetëm fjalë miradije për tre shqiptarët që përkujdesen në azilin e të moshuarve
Azili për të moshuar në Angerhof in Glienicke, me vite të tëra ka përvojë me fuqi të huaj punëtore. Që tre muaj, në stafin e tij përkujdesës tashmë janë edhe tre shqiptarë. Arsimimin e tyre ata e kanë përfunduar në Universitetin e Shqipërisë
Në Angerhof për momentin janë duke u përkujdesur 128 banues. Institucioni ka 115 bashkëpunëtorë, në mesin e të cilëve edhe me orar të pjesërishëm. Megjithatë, ndjehet mungesa e fuqisë së re punëtore dhe për këtë arsye, drejtorja Julia Sieber është e lumtur që tre shqiptarët e rinj janë bërë pjesë e stafit të saj. Profesioni i tyre në Shqipëri është studim universitar. Në aspektin profesionist, Enis Ristani, Erjona Selaj dhe Elio Bylykbashi janë të përgatitur shkëlqyeshëm. Madje, edhe gjuhën gjermane e kanë mësuar në Shqipëri. Mirëpo, për t’u nostrifikuar në Gjermani, përpos gjuhës së përditshme, ata duhet ta përvetësojnë edhe gjuhën letrare gjermane dhe t’i mësojnë rregullat burokratike me shkrim të përkujdesjes.
“Enisi, Erjona dhe Elio, tek banuesit janë pranuar shumë mirë”, thekson Julia Sieber për “MOZ”, përcjell Albinfo.ch.
Por, banuesit ndonjëherë kanë edhe ndjeshmëri me fuqitë e huaja punëtore, prandaj kërkohet zgjidhje përkatëse. Megjithatë të dyja palët shumë shpejt adaptohen njëra me tjetrën.
Julia Sieber është e mendimit se fuqia e huaj punëtore është një mundësi e mirë për ta tejkaluar krizën me nevojën për përkujdesës nëpër azilet e të moshuarve. Programi negociues i koalicionit të Qeverisë, parasheh që të pranohen 8 mijë përkujdesës nëpër azilet e pleqve dhe entet shëndetësore, që për momentin nuk do të mjaftonte.
Parakusht në mes të punësuarve dhe banuesve është që të kuptohen mes veti. Edhe dallimet kulturore të të punësuarve nuk duhet të jenë aq të mëdha, në mënyrë që të mos pengohet bashkëpunimi, thekson Julia Sieber. “Tre punëtorët tanë shqiptarë nuk kanë mundur të gjejnë punë në Shqipëri, ndërsa ne mund t`i shfrytëzojmë shumë mirë”. Gjermania për momentin ka shumë nevojë për përkujdesës nëpër këto institucione, pasi të rinjtë nuk tregojnë kurrfarë interesi në këtë profesion.
Enis Ristani, Erjona Selaj dhe Elio Bylykbashi janë të moshës në mes 26 dhe 32-vjeçare. Julia Sieber thekson se ata janë kyçur në procesin e punës me shumë angazhim. Ata janë ndihmuar nga organet përkatëse për mirëqenien e tyre të vendbanimit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











