Integrimi
Hapet ekspozita e piktorit Përgjokaj në Schinznach
Nik Përgjokaj tregon veprën e tij me titull “Iluzionet e qeniesimit” pranë klinikës aarReha në Schinznach, shkruan “Aargauer Zeitung”. Artisti shumë dimensional jeton në botën e ngjyrave.
Përgjokaj nuk njeh frikën e kontaktit dhe në pikturat e tij lejon simbiozën e ndryshme të ndikimeve dhe teknikave. Pikturat e vizatuara me vëmendje dhe delikatesë, janë të pa komplikuara dhe shumëngjyrëshe.
Disa nga pikturat më të njohura janë Acryl auf Leinwand, ndërsa në përfundim e sipër është Koi-Fisch. Bota e ngjyrave e ka fascinuar atë prej në fëmijëri dhe kjo e ka shtyrë të bëhet piktor, thotë Përgjokaj, shkruan albinfo.ch. “Në fillimet e mia kërkoja të vizatoja si mjeshtërit e mëdhenj,” thotë duke qeshur 40 vjeçari. Më pas ai kuptoi se edhe piktura moderne është po aq tërheqëse. “Kështu fillova të eksperimentoj mes mësimit dhe profesionit.”
Ai ka provuar disa nga zhanret: Ekspresionizmin, abstrakten, realizmin, por edhe Street Art dhe Urban Art. Me talentin e tij ai rregullisht mund të merrte pjesë nëpër ekspozita.
Përgjokaj inspirohet nga jeta e përditshme
Inspirimet Përgjokaj i merr gjatë jetës së përditshme.
“Pikturat e mia janë pjesë e përditshmërisë sime dhe nga situatat e jetës, ndonjëherë edhe nga fantazia ose rastësia e pastër. Pra shpesh kanë të bëjnë me intuitën,” vijon ai.Të gjithë të interesuarit mund të shikojnë ekspozitën e tij nga 6 prilli në aarReha të Schinznach-Bad, ku pikturat do qëndrojnë deri në fund të shtatorit. “Iluzionet e qeniesimit” titullohet ajo.
Shumë nga pikturat janë të vështira për t’u kuptuar, pasi fshehin botën e brendshme të artistit, megjithatë çdo pikturë jep një mesazh të vetin. Në ekspozitë janë 25 deri 30 piktura, ku rreth gjysmat janë të vizatuara tani, ndërsa tjerat në vitet e fundit.
Përgjokaj ndonjëherë punon vonë në mbrëmje, ndonjëherë në mëngjes herët, ndonjëherë ndonjë pikturë përfundon brenda pak orëve – “dhe më pas pyesësh veten, sesi ndodhi kjo” – ndonjëherë gjithë ditën i mungojnë detajet.
10 përqind e përfitimeve të tij shkojnë për çështje bamirësie, konkretisht në Caritas. Në vendlindjen e tij Kosovë e ka mësuar këtë organizatë bamirësie.
Dhe çfarë do bëjë në të ardhmen? Ai do vijojë të vizatojë piktura tjera, përgjigjet ai. Gjithashtu shpreson se me kontakte e fituara të marrë pjesë në galeri më të mëdha. Ai është i vendosur që të vijojë pikturat e tij me furçë dhe ngjyra.
“Ndonjëherë më sundojnë furça dhe ngjyrat,” thotë ai. “Këto momente të veçanta janë magjike për mua.”
Ekspozita: «Die Illusion des Seins» E premte, 6. prill, ora 18.30, aarReha, Schinznach-Bad; e hapur deri 30 shtator.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Prill 2018
- Ora18:30
- LokacioniSchinznach-Bad
- Data e përfundimit30 Shtator 2018 - 23:00
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














