E-Diaspora
Violinisti i famshëm që nuk harron asnjëherë rrënjët shqiptare
"Ne duhet të dëshmojmë se në Ballkan nuk ka vetëm luftëra, por edhe kulturë. Muzika është urë miqësie, nuk njehë kufi dhe secili e kupton", thotë Alban Pengili
Alban Pengili nuk i ka harruar rrënjët e tij në Shqipëri, edhe pse që 25 vite është duke jetuar në rrethinën e Ruhrit në Gjermani. Këto rrënjë e shoqërojnë edhe muzikën e violinistit shqiptar të lindur në vitin 1972, që nga fëmijëria e hershme. Edhe në shfaqjen e tij gjatë javës së ardhshme, në hapësirat e “Heilig Kreuz” së bashku me partneren e saj Doris Bundt, ai në program ka paraparë vepra me ngjyra shqiptare në program.
Dhe në vitin 2012, incizimin e parë në CD, docenti shqiptar i violinës në shkollës muzikore në Bottrop, ia kushtoi Shqipërisë, e cila atëbotë festonte përvjetorin e saj të 100-të.
Albani u rrit në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilin e quanin edhe komunizmi i kohës së gurit. “Kishte edukim të mirë muzikor, së paku për disa talente”, pohon Albani. Tetë vite shkollim fillor të fokusuar në muzikë, katër vite gjimnaz muzikor deri në maturë, më pas studime në Akademi në Tiranë, shkruan albinfo.ch.
Përmes një shkëmbimi gjatë regjimit të Enver Hoxhës, shkolla e lartë gjermane Folkwang nga Esseni krijoi kontakte me Shqipërinë. Kjo krijoi shtegun për Konservatoriumin e Essenit. Atëbotë, Pieter Daniel e dëgjoi me vëmendje shqiptarin njëzetvjeçar dhe shprehi dëshirën ta mësonte. Albani e kaloi me sukses provimin pranues. Ai u bë nxënës i profesorit të famshëm, i cili e kishte mësuar edhe Dorothy DeLay e famshme në “Juilliard-School”.
“Fillimisht të gjithë donim të bëheshim solistë të famshëm, ndërsa muzika kamertale erdhi më vonë”, pohon Albani për “WAZ”, përcjell albinfo.ch. Para pak kohësh ai u bë mjeshtër koncerti i orkestrit simfonik të Bottropit, ndërsa me filharmonistët e Tiranës ka pasur disa paraqitje. Në gara dhe manifestime të ndryshme, Albani shpeshherë është zgjedhur edhe si anëtar jurie i komisionit.
Me ekspertin muzikor gjerman Herbert Groeger, Albani ka dashur të ringjallë një manifestim ndërkombëtar të violinave në Shqipëri, i cili para dhjetë vitesh ishte ndërprerë për shkaqe financiare.
“Ne duhet të dëshmojmë se në Ballkan nuk ka vetëm luftëra, por edhe kulturë. Muzika është urë miqësie, nuk njehë kufi dhe secili e kupton”, vazhdon më tej Albani.
Kjo vlen për gjithkund, ndërsa një shembull i shkëlqyeshëm është orkestri simfonik, i cili gjithnjë e më shumë është duke tërhequr dëgjues të rinj. “Duhet më tepër interpretime, në mënyrë që kultura personale të zhvillohet më tepër”. Para pak kohësh, Albani ligjëron edhe në një shkollë muzikore dhe interpreton në orkestrën kamertale në Xanten.
Pas të dielës që sapo e lamë pas, Albani me pianisten Doris Bundt do të interpretojnë koncert kamertal me violinë dhe piano në “Heilig Kreuz”. Aty do të interpretohen vepra të njohura nga Schumanni, Elgari, Kreisleri dhe Sarasate.
Alban Pengili do të paraqitet si komponist edhe me veprat “Vallëzim shqiptar dashurie në përkujtim të Niccolo Paganinit” dhe një pjesë nga solo albumi i tij “Albanian Violin Harmonico”.
E diel, 08 prill, ora 17, Heilig Kreuz, Scharnhölzstr. 37, 46236 Bottrop. Biletat (12/5 Euro): Musikforum, në Pferdemarkt2, 46236 Bottrop dhe në arkën e mbrëmjes.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












