E-Diaspora
Dy vite burg kosovarit që theri vajzën me thikë pas lidhjes me një serb
Gjykata penale e Lucernit e dënoi 55-vjeçarin me dy vite burg me kusht në një periudhë kohore provuese prej katër vitesh. Në verën e vitit 2014, zvicerani me prejardhje kosovare mësoi se vajza e tij 19-vjeçare kishte lidhje dashurie me një person me prejardhje serbe
Pasi një prind 55-vjeçar nuk e ka lejuar lidhjen e vajzës së tij, ai e ka lënduar atë me një thikë, ndërsa të përzgjedhurin e saj e ka kërcënuar me vdekje. Tani, ai është dënuar nga Gjykata.
Gjykata penale e Lucernit e dënoi 55-vjeçarin me dy vite burg me kusht në një periudhë kohore provuese prej katër vitesh. Në verën e vitit 2014, zvicerani me prejardhje kosovare mësoi se vajza e tij 19-vjeçare kishte lidhje dashurie me një person me prejardhje serbe, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Nga vajza kërkoi disa herë që ta përfundojë lidhjen me të. Ai gjithashtu i kërcënoi të dy me prerjen e kokës dhe shkatërrimin e lidhjes në mes tyre. Kjo deklaratë u bë e qartë në vendimin e publikuar gjatë së martës.
Pasi çifti në asnjë mënyrë nuk e kishte mendjen ta ndërpriste lidhjen, më në fund u shkaktua zënka finale në dhomën e vajzës. Me këtë rast, babai e ka sulmuar vajzën me dorën e majtë në fytyrë, duke i shkaktuar me thikë dy plagë në pjesën e majtë të qafës. Vetëm kur bashkëshortja e tij e tërhoqi 55-vjeçarin, vajza i shpëtoi dhunës, transmeton albinfo.ch.
Plagët në qafë, sipas aktakuzës nuk kanë qenë të rrezikshme për jetë, por kanë qenë në afërsi të strukturave vitale të enëve të gjakut dhe nervave.
Sipas vendimit të shqiptuar, me këtë veprim ai është shpallur fajtor për përpjekje për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.
Kosovarit i janë llogaritur paraburgimi i përfunduar prej 89 ditëve, si dhe 15 ditë të zbatimit paraprak të masave ligjore. Përpos kësaj, ai do të duhet të paguajë pothuajse 33 000 franga zvicerane për shpenzimet gjyqësore. Vendimi gjyqësor është shqiptuar me një procedurë të shkurtuar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










