Në qytetin bavarez të Irshenbergut është ndaluar për kontrollë një veturë. Shoferi 45 vjeçar rezultoi pozitiv në testin e alkoolit, ndërsa pas kontrollit të përimtësishëm ju gjetën edhe 50 gram kokainë, shkruan ovb-online.de.
Ngjarja ka ndodhur mes së dielës dhe së hënës, në orën 00:15. Targat e veturës ishin belge, ndërsa shoferi ishte shtetas shqiptar. Policia sekuestroi veturën dhe substancën narkotike, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për shqiptarin.